Vlorë, lëndë shpërthyese në makinë kreut të PS-së
19/02/2010 I gjen ndërsa po hipte në mjet. Eltar Dede: Ngjarja për shkak të detyrës
VLORE- Një sasi eksplozivi është vendosur nën automjetin e kreut të Partisë Socialiste të Vlorës, Eltar Dede, në të njëjtën kohë deputet i qytetit të Vlorës.
Ngjarja
Sipas Dedes, ai ka gjetur dy bidonë në automjetin e tij një nën automjet dhe një tjetër në afërsi të kofanit. Ai është shprehur se bidonët i ka konstatuar gjatë kohës që do hynte në automjet, ndërsa për sa u përket bidonëve, ai që ka gjetur pranë kofanit mund të ketë pasur rreth një litër e gjysmë lëng që ngjante si benzinë, ndërsa ai nën automjet ka qenë bidon i vogël edhe ky i mbushur me lëndë djegëse, si dhe me një fitil të vendosur në të. Dede është shprehur se kjo ka të bëjë me detyrën e tij si dhe funksionin e tij politik, pasi nuk ka konflikte me askënd. Ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur dhe policia, e cila nisi hetimet në lidhje me ngjarjen. Ekspertët kanë hetuar të gjithë makinën dhe lëndën djegëse, e cila pretendohet se është vënë për t’i cenuar jetën kryetarit të PS-së Vlorë, Eltard Dede, njëkohësisht dhe i mandatar si deputet i Vlorës në zgjedhjet e 28 Qershorit.
Rasti i këshilltarit bashkiak
Pak kohë më parë, automjeti i këshilltarit të PS-së, Morand Hoxha, u hodh në erë, por fatmirësisht 38-vjeçari arrit të shpëtonte, ndërkohë që automjeti ku ishte vendosur eksplozivi u dëmtua po ashtu dhe automjete përreth. Këshilltarit bashkiak gjithashtu iu gjet dhe një armë që e mbante me vete. Deri tani kjo ngjarje nuk është zbardhur ende, por Hoxha pretendonte se kërcënimi i është bërë për shkak të detyrës së tij politike.