“Korrupsioni cenon lirinë ekonomike”
21/01/2009 Arben Malaj
Partia Socialiste u shpreh e shqetësuar për nivelin e ulët të lirisë ekonomike. Deputeti socialist Arben Malaj reagoi dje gjatë një konference për shtyp mbi raportin e lirisë e ekonomike në vend, duke e konsideruar atë të kufizuar. PS-ja, sipas tij, vlerëson se liria ekonomike jo vetëm që është e kufizuar, por cenohet rëndë nga niveli i ulët i lirisë së pronës dhe niveli i lartë i korrupsionit. “Mburrja me lirinë fiskale është vetëm dekorative. Përkeqësimi i administratës fiskale, mbledhjet abuzive të të ardhurave, çmimet e referencës abuzive dhe korruptive, rimbursimet korruptive, i kufizojnë në maksimum impaktet pozitive të lirisë fiskale”, - nënvizoi Malaj lidhur me këtë çështje. Po kështu Malaj vuri në dukje se “në vitin 2008 Forumi Botëror i Davos e rendit Shqipërinë në nivele shumë të ulëta për të konkurruar në ekonominë globale dhe e klasifikoi qeverinë shqiptare si një nga më të korruptuarat në marrjen e vendimeve, si dhe një nga më pak transparentet në 134 vende të botës”.