E Diel, 1 Nëntor 2026

Patentat false, dënohen me 12 vjet burg pesë të akuzuarit

 

TIRANE - Gjykata e Tiranës dënoi dje me 12 vjet burg pesë të pandehurit e çështjes “Autoshkolla”. Pasi i gjeti fajtorë për: “korrupsion aktiv e pasiv, në bashkëpunim”, “falsifikim dokumentesh më shumë se njëherë në bashkëpunim” dhe “falsifikim të dokumenteve shkollore”, gjykata dënoi me nga dy vjet burg dhe 10.5 milionë lekë të vjetra gjobë të pandehurit Emiljano Kau dhe Sokol Bresa. Jonuz Meshi dhe Qazim Hoxha u dënuan me nga 3 vjet burg dhe 12 milionë lekë gjobë, ndërsa Kadri Dajçi me dy vjet burg e 9 milionë lekë gjobë. Po kështu gjykata vendosi për ta edhe ndalimin për një vit e gjysmë nga ushtrimi i funksioneve publike apo e mbajtja e posteve. Të dënuarit, instruktorë, pronarë të një autoshkolle dhe sekserë, u prangosën rreth një vit më parë të dyshuar në nxjerrjen e patentave për drejtim mjeti në mënyrë të paligjshme. Një muaj më parë gjykata u pranoi gjykimin e shkurtuar, aplikimi i të cilit u jep mundësi t’iu zbritet një e treta e dënimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›