E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau bashkëfshatarin, burg pa afat 50-vjeçarit

Shkodër- Arrest me burg ka qenë masa e sigurisë qe ka caktuar gjykata e shkallës së parë në Shkodër për 50- vjeçarin Pashuk Marjakaj, i cili akuzohet për veprat penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë seancës gjyqësore, prokurorja e çështjes, Edlira Cufi, ka deklaruar se ndalimi i të dyshuarit Pashuk Marjakaj ka qenë i ligjshëm dhe i ka kërkuar gjykatëses Anita Mici që masa e sigurisë te jetë arrest me burg.

Ndërkaq, avokati mbrojtës e ka vlerësuar si të ligjshëm ndalimin që i është bërë 50- vjeçarit nga fshati Benë i Shllakut, ndërsa ka kërkuar si masë sigurie atë të arrestit në shtëpi.

Trupi gjykues ka vendosur arrest me burg për Pashuk Marjakaj, që pas një grindjeje për motive pronësie, ka qëlluar me një plumb pistolete duke e lënë të vrarë në vend bashkëfshatarin e tij Prendush Podja. Krimi ka ndodhur brenda në banesën e autorit të ngjarjes Pashuk Marjakaj pasi viktima kishte shkuar për tu sqaruar lidhur me faktin se tre ditë para ngjarjes Pashuku i kishte marrë motosharrën djemve të viktimës të cilët i kishte gjetur duke sharruar drurë në atë pjesë pylli që pretendonte se ishte e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›