E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patentat false, në pranga dy komisionerë dhe tre bashkëpunëtorë

Tiranë - Policia e Tiranës, pas ekzekutimit të urdhërarrestit të lëshuar nga Task-Forcë Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës, vuri në pranga pesë persona. Operacioni i koduar “Patentat” u organizua rreth orës 20:00 dhe sipas burimeve bëhet fjalë për arrestimin e dy komisionerëve të dhënies së patentave në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor, pronarit të një autoshkolle, që është njëkohësisht edhe punonjës i policisë, inxhinierit të po kësaj autoshkolle dhe një falsifikuesi të dokumenteve. Sipas prokurorisë, personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, lëshonin dokumentet false për marrjen e patentave për personat që ishin të interesuar për marrjen e dëshmisë për drejtimin e mjetit. Ky operacion vjen 20 ditë pas goditjes së një baze për falsifikimin e dokumenteve për marrjen e patentave pranë Zyrës Rajonale të Transportit Rrugor.

14 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›