E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patentëshoferët ndërrohen edhe më 2010

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se qytetarët mund të pajisjen me patentëshoferë të Republikës së Kosovës edhe gjatë vitit vijues 2010, bazuar në procedurat e deritashme në fuqi.

“I njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës rreth paqartësive të krijuara kohëve të fundit për pajisjen me patentëshoferë të Republikës së Kosovës se pajisja me patentë-shoferë të rinj mund të bëhet edhe gjatë vitit vijues 2010, bazuar në procedurat e deritashme në fuqi”, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.

Siç shpjegohet më tej në këtë komunikatë, qytetarët, të cilët nuk e kanë ndërruar patentë-shoferin e UNMIK-ut - edhe gjatë vitit 2010 do të kenë të drejtën e tyre për ndërrim, pa pasur nevojë t’i nënshtrohen ritestimit në Ministrinë e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.

Po ashtu, kjo ministri u bën thirrje qytetarëve që t’i konsiderojnë vetëm informacionet zyrtare të lëshuara nga institucionet kompetente.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›