E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidati i PS, procedim penal ndaj Moisiut

Kandidati i Partisë Socialiste dhe kryesuesi i listës së kësaj partie në Qarkun e Kukësit, Asllan Dogjani, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për të nisur procedim penal ndaj ish-Presidentit Alfred Moisiu. Dy ditë më parë, Koalicioni për Parlament të Pastër publikoi listën me 21 emra kandidatësh qe sipas koalicionit nuk duhet të jenë në listën e 28 qershorit pasi nuk plotësojnë kriteret. Dogjani deklaroi se lakimi i emrit të tij ka qëllim tendencioz dhe të qëllimshëm për të dëmtuar imazhin e tij një javë para zgjedhjeve. Ai shtoi se figura e tij është e pastër ndaj ka kërkuar procedim ndaj ish-presidentit si edhe një dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›