E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skemat e reja të manipulimit, PD paguan 5000 lekë për një votë

Manipulimi i votës nga Partia Demokratike ka arritur kulmin e saj vetëm pesë ditë para zgjedhjeve elektorale, ku ka filluar që të shpenzojë para për të blerë votën. PD, dhe njerëzit e saj kanë filluar që tu japin kamatat e para një pjese të votuesve, me qëllimin që në 28 qershor këta votues ta hedhin votën e tyre për këtë parti, duke e vendosur kryqin tek numri 10. Blerja e një vote kushton vetëm 5 mijë lekë të rinj, por jo të gjitha lekët jepen para zgjedhjeve, sepse PD ka menduar që të japë vetëm 2 mijë lekë të rinj si kamatë dhe pjesën tjetër këta persona do e marrin pasi kjo parti të fitojë zgjedhjet. Procesi i marrjes së këtyre parave është shumë më i komplikuar se procesi që duhej të ndiqje për të bërë aplikimin për kartën e identitetit, në qoftë se për të marrë një kartë identiteti nevojitej vetëm një certifikatë dhe personi, për të marrë 2000 lekët e rinj duhet që të kesh me patjetër me vete letërnjoftimin elektronik ose pasaportën, dhe mbas kësaj procedure merr një vërtetim që lëshohet nga vetë militantët e PD, me qëllimin që pas zgjedhjeve të marrin këstin tjetër të parave. Ndërsa në disa fshatra veriorë, militantët e PD shkojnë në çdo shtëpi fshatare me ungjillin në dorë dhe ju kërkojnë banorëve që të betohen mbi ungjill që në 28 qershor do të votojnë Partinë Demokratike dhe asnjë parti tjetër, dhe mbasi ka mbaruar betimin e tij kryefamiljari merr paratë për të gjithë pjesëtarët e familjes, dhe sa më shumë votues të ketë ajo familje aq më shumë para merr kryefamiljari. Gjithashtu njerëzit e PD kanë filluar që tu premtojnë të rinjve vende pune shumë të mira në rast se këta të fundit do të votojnë PD në 28 qershor, ku pjesa më e madhe e të rinjve janë studentë të cilët janë në vitin e fundit të fakultetit. Demokratët janë të bindur dhe të sigurtë që do ti fitojnë këto zgjedhje, dhe po përdorin të gjitha mënyrat e mundshme për ta bërë realitet këtë mendim të tyrin. Kurse tek ato familje që Partia Demokratike e ka shumë të sigurtë se nuk mund ta marrë votën as me para, kërkon që me patjetër të gjithë pjesëtarët e kësaj shtëpie të cilat kanë të drejtën e votës, të jenë të pranishëm në 28 qershor në qendrat e votimeve, për vetë faktin se kërkojnë me domosdo që të rrisin numrin e pjesëmarrësve në votime me qëllimin që në sytë e komisionerëve dhe vëzhguesve evropianë të dukemi sikur populli Shqiptar e ka fituar sigurinë se në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe se shqiptarët janë të bindur se vota e tyre nuk do të manipulohet dhe se partia e cila do të dalë fituese nga këto zgjedhje, do ta ketë merituar plotësisht besimin e votuesve. Por presioni i militantëve të PD ka arritur deri aty sa po vazhdojnë që të kërcënojnë çdo familje të majtë që të mos dalë në sheshet elektorale ku zhvillon miting PS, sepse në rast se do të shikohet ndonjë prej këtyre simpatizantëve të PS të cilët punojnë në shtet mbas zgjedhjeve do të nxirren në rrugë të madhe. Në qoftë se tu bëhej një rezyme fushatave të dy forcave të mëdha politike do të vihej re se numri i pjesëmarrësve në mitingjet e Partisë Demokratike ka qenë disa herë më shumë se numri i pjesëmarrësve në takimet që ka bërë lideri i PS Rama, apo ndonjë titullar tjetër i kësaj partie, dhe kjo për faktin se askush nga të punësuarit në shtet nuk e ka patur guximin që të dalë dhe të përkrah PS, sepse mendojnë se në rast se PS nuk do të vijë në pushtet as kësaj here atëherë do ta humbisnin vendin e punës. Gjithashtu militantët e PS, shpreh dhe shumë të pasigurt në lidhje me votën e tyre, sepse sipas tyre vota që ata do të hidhnin për PS, nuk do të kishte asnjë lloj vlere sepse edhe këtë herë Berisha me të tijtë do i marrin zgjedhjet me hir apo me pahir. Sipas militantëve socialistë ata as nuk guxojnë jo vetëm që të dalin në fushatat elektorale për të përkrahur partinë e tyre por nuk munden as të bisedojnë me njëri-tjetrin më zë të lartë nga frika se mos i dëgjon komshiu i cili është demokrat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›