“Rezistojuni presioneve të forta dhe mbroni Kushtetutën”
19/04/2009 Kreu i Kushtetueses italiane pritet nga Kristo dhe Presidenti Topi
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Italisë Francesko Amirante ka inkurajuar trupën e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë që të mos ndikohet në vendimmarrjen e saj gjyqësore nga presionet politike, por t’u rezistojnë atyre. Gjatë takimit që delegacioni Gjykatës Kushtetuese të Republikës Italiane po zhvillon në vendin tonë në kuadër të shkëmbimin të përvojave në interes të njohjeve të jurisprudencës kushtetuese të dy vendeve, u pritën nga kryetari i Kushtetueses Vladimr Kristo dhe nga Presidenti i Republikës Bamir Topi.
Respektimi i Kushtetutës
“Gjykatat Kushtetuese shpesh gjenden në presione të forta, por pikërisht në këto raste atyre u takon të qëndrojnë fort, duke siguruar integritetin e tyre dhe mbrojtjen e kushtetutës”, - u shpreh Amirante gjatë vizitës. Për disa muaj me radhë Gjykata Kushtetuese u gjend përballë presionit të fortë të mazhorancës qeverisëse lidhur me mosmarrjen në shqyrtim nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të ligjit për lustracionin, me pretendimin se Kushtetuesja ndodhet në konflikt interesi. Gjatë takimit që pati me kreun e shtetit kreu i Kushtetueses italiane e vuri theksin te puna e sistemit gjyqësor. Ai përgëzoi punën e bërë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjatë procesit të reformimit gjyqësor në vendin tonë dhe përparimet e shënuara jo vetëm në dhënien e drejtësisë, por edhe në rritjen e besimit në sistemin gjyqësor. Në këtë konteskt ai theksoi nevojën për inkurajim dhe mbështetje që kanë njerëzit e drejtësisë në vendosjen përfundimtare të shtetit ligjor dhe sigurimin e pavarësisë së plotë të tij. Ndërsa Presidenti i Republikës Bamir Topi, me cilësinë edhe të kryetarit të KLD-së, vuri në dukje se në kuadër të përmbushjes së aspiratës së integrimit të Shqipërisë në familjen europiane zbatimi rigoroz i Kushtetutës dhe ligjeve nga institucionet gjyqësore në vend është një detyrim përparësor. Ai garantoi se shteti dhe institucionet shqiptare janë të angazhuara maksimalisht në këtë drejtim, në mënyrë që të rritin besimin te shqiptarët në sistemin e drejtësisë. Në vijim të bisedës, duke nënvizuar rëndësinë që ka pavarësia dhe paanshmëria e pushtetit gjyqësor dhe institucioneve të tij në vendin tonë si dhe puna e profesionalizmi i juristëve, kreu i shtetit vlerësoi gjithashtu kontributin dhe përvojën e institucioneve gjyqësore italiane në reformimin dhe përmirësimin e drejtësisë shqiptare.
Shkëmbimi i përvojës
Gjatë kësaj vizite gjyqtarët kushtetues italianë dhe ata shqiptarë do të zhvillojnë bisedime pune dhe do të shkëmbejnë përvojat e tyre në interes të njohjeve të jurisprudencës kushtetuese të të dy vendeve. Pjesë e takimeve të punës dhe bisedimeve do të jetë dhe tryeza e rrumbullakët me temë “Kontrolli incidental dhe konflikti i kompetencave”. Vizita e delegacionit të lartë kushtetues italian është e para e këtij lloji në Shqipëri, duke vendosur kështu urat e bashkëpunimit mes gjykatave Kushtetuese të Shqipërisë dhe Italisë.
Beçaj-Amirate, gjyqësori shqiptar bashkëpunim me atë Italian
Takohet për herë të parë në vendim tonë kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Italisë Francesko Amirante me kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj. Në takimin që u zhvillua dje në Gjykatën e Lartë u vu theksi në bashkëpunimin që do të kenë dy vendet për sa i përket gjyqësorit. Sipas njoftimit të bërë nga Gjykata e Lartë, Beçaj ka folur për situatën në të cilën ndodhet gjyqësori i vendit tonë dhe mënyrën e funksionimit të pushtetit gjyqësor në Shqipëri. Ndërsa nga ana e tij Amirante tha se do të bëj përpjekje që Gjykata e Lartë e vendit tonë të ketë marrëdhënie të ndërsjella me Gjykatën e Kasacionit në Itali.
Presidenti Topi takon Jezierskin
Polonia do të mbështesë integrimin e Shqipërinë në BE
Presidenti i Republikës Bamir Topi priti dje presidentin e Dhomës Supreme të Kontrollit të Republikës së Polonisë dhe kryetarin e Bordit Drejtues të EUROSAI-t, Jacek Jezierski. Fillimisht kreu i shtetit vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Polonisë i ka dhënë Shqipërisë për anëtarësimin e saj me të drejta të plota në NATO dhe për të përmbushur aspiratën e saj integruese në Bashkimin Evropian. Gjithashtu ai vuri në pah punën e vyer të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka fituar tashmë fizionominë e qartë të një institucioni të pavarur, duke vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm me institucionet homologe në përgjithësi dhe me atë të drejtuar nga zoti Jezierski, gjë që ka influencuar në marrjen e përvojës dhe rritjen e standardeve të punës. Ndërsa Jezierski vlerësoi përparimet dhe arritjet e vendit tonë dhe siguroi për mbështetjen e pakursyer e të vazhdueshme të vendit të tij në përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë në familjen evropiane.
Kryeministri Berisha në Forumin Ekonomik për Azinë
Kryeministri Sali Berisha ka nisur vizitën e tij zyrtare në Kinë, me ftesë të homologut kinez Wen Jiaboa. Kreu i qeverisë shqiptare po merr pjesë në Forumin Vjetor Ekonomik për Azinë (BOAO), i cili këtë vit do të ndalet gjerësisht në menaxhimin e situatës pas krizës botërore ekonomike, në impaktin e saj në ekonominë aziatike dhe se si ky rajon po përballet me efektivitet me sfidat e ngritura prej krizës. Gjatë këtij forumi do të diskutohet mbi rolin në rritje të ekonomive emergjente në botën globale financiare. Më pas Kryeministri Berisha do të ndodhet në Pekin, ku do të pritet në takim nga kryeministri i Republikës Popullore të Kinës Wen Jiaboa dhe nga Presidenti i Republikës Popullore të Kinës Hu Jin Tao. Gjatë kësaj vizite zyrtare do të firmoset një program i ndërsjellë për bashkëpunim kulturor për vitet 2009-2011 si dhe një marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e shëndetësisë.