E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: “Ndërkombëtarët?! Nuk kam lexuar kritika”



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i pyetur rreth deklaratës së ambasadorëve të BE-së për kritika ndaj qeverisë për ndikim në institucionet e pavarura, u shpreh se nuk e ka lexuar në këtë mënyrë deklaratën e ndërkombëtarëve. Megjithatë, Patozi pranon se ekziston një konflikt institucionesh në vend. Ai tha se për këtë shkak maxhoranca do të miratojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të nxjerrë përgjegjësit e konfliktit institucional. “Unë nuk e kam lexuar ashtu deklaratën e ndërkombëtarëve. Besoj që përplasja ndërinstitucionale është një çështje që nuk duhet të ndodhë, është një histori e pakëndshme dhe për këtë kemi kërkuar një hetim parlamentar, që një grup parlamentarësh të nxjerrë konkluzionet e duhura se kush i ka përgjegjësitë dhe kush duhet t’i mbajë ato”, - është shprehur Patozi.

15 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›