Rama: “Berisha në telashe, i duhet një avokat i mirë”
Kreu i PS-së: “Berisha të mos i pengojë hetimet me komisione hetimore”. Rama: “Kryeministri dhe ministrat e tij janë të zhytur keq në afera”
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka kundërshtuar idenë e propozuar nga kryeministri Sali Berisha për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për Prokurorinë. Rama tha se kjo ide e hedhur nga Berisha nuk është gjë tjetër veçse një manovër tinëzare e tij për të shmangur dhe penguar hetimet për implikimin e Berishës me ngjarjet tragjike si ajo e Gërdecit si dhe për lidhjet e tij të dyshimta dhe korruptive me sekserë dhe trafikantë ndërkombëtarë, si Damir Fazlliç. Kryetari i Partisë Socialiste tha se kryeministri nuk duhet ta pengojë Prokurorinë në punën e saj hetimore. Rama theksoi se Berisha bën mirë që të gjejë një avokat të mirë për vete dhe ministrat e tij të qeverisë, të cilët janë të zhytur thellë në afera dhe lidhje korruptive. “Unë personalisht Sali Berishës do t’i këshilloja të gjente avokat për sekserin e tij dhe për klanin e tij, e të mos humbasë kohën tonë, energjitë tona, të të gjithëve ne, duke na treguar sesa djalë i mirë është sekseri i tij serb, sesa transparente është kasta e tij, e cila i ka futur duart kudo në mënyrë të paligjshme dhe sesa i hapur është ai në kërkim të së vërtetës”, - tha Rama. Ai theksoi se Berisha duhet të gjejë një avokat të mirë për sekserin e tij serb Fazlliç, për ministrin pa imunitet Lulzim Basha, për ish-ministrin e Drejtësisë Aldo Bumçi, që ka shpërdoruar detyrën si dhe për ministra të tjerë, të cilët janë përfshirë në këto afera korruptive dhe kriminale.
Hetimi ndërkombëtar
Kryetari i Partisë Socialiste doli kundër edhe propozimit tjetër të kryeministrit Berisha në lidhje me ndërmarrjen e një hetimi ndërkombëtar pas akuzave për Fazlliçin dhe implikimit të tij me qeverinë. Rama theksoi se edhe ky propozim bëhet vetëm e vetëm për të penguar hetimin kushtetues të Prokurorisë Shqiptare. Rama tha se nëse Berisha kërkon hetim për këtë çështje, duhet t’i bëjë gjërat më të lehta, duke shkuar dhe u paraqitur vetë në prokurori dhe jo duke e sulmuar atë. “Hetimi ndërkombëtar që kërkon Sali Berisha është një manovër për të penguar hetimin kushtetues, që është një e drejtë kushtetuese, ligjore dhe një detyrim i Prokurorisë së Republikës. Hetimin ndërkombëtar nuk mund ta vendosë as Sali Berisha, as klani i tij, që është i përfshirë drejtpërdrejt në këtë hetim, jo si subjekt, por si objekt i hetimit, e as forcat qeveritare, të cilat bëjnë mirë t’i mbajnë duart larg nga prokuroria, bëjnë mirë të shikojnë se po shkojnë shumë larg në përpjekjen për t’i qëndruar solidar kryeministrit të tyre, i cili le të marrë kurajën e të shkojë në prokurori e ta ndihmojë atë. Mund ta ndihmojë me ato që di shumë më tepër sesa mund ta ndihmonin prokurorë hipotetikë ndërkombëtarë”, - vijoi kryetari i Partisë Socialiste.
Prokuroria
Rama shprehu shqetësimin për rritjen e vazhdueshme të presionit të qeverisë në drejtim të Prokurorisë. Kryetari i Partisë Socialiste tha se opozita mbështet Prokurorinë dhe e inkurajon atë për të çuar deri në fund hetimet. “Ajo që më takon si kryetar i opozitës është të vazhdoj t’i jap Prokurorisë në emër të opozitës mbështetje, por nga ana tjetër edhe të kërkoj në emër të qytetareve e qytetarëve që presin nga Prokuroria zbardhjen e së vërtetës, që jo vetëm të mos zmbrapset, por edhe të mos vonojë në një proces, që e përsëris, është një proces ku duhet të ndahen Shqipëria e vjetër, e politikës së vjetër të së shkuarës, e cila nuk ka lejuar me zhurmat e tamtamet e saj asnjëherë e në asnjë rast që drejtësia të bëjë punën e vet, e pa ndikuar, e pa presuar, e pa ngacmuar nga politika me Shqipërinë e re të së ardhmes”, - deklaroi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
14 Tetor 2008