Patozi-Ruçi, dy orë bisedime
15/07/2010 Mazhoranca dhe opozita nisin negociatat për kapërcimin e konfliktit 10-mujor politik
Kryesia e Kuvendit shndërrohet në qendër të vëmendjes për daljen nga ngërçi
Mazhoranca dhe opozita, pas dhjetë muajsh konflikt të hapur politik, pas takimeve zyrtare dhe jozyrtare, janë ulur përsëri dje në negociata për të gjetur gjuhën e përbashkët për kapërcimin e ngërçit politik. Pasi krerët e dy forcave më të mëdha politike në vend dhanë publikisht pëlqimin për negociata, krerët e dy grupeve parlamentare, Astrit Patozi i PD-së dhe Gramoz Ruçi i PS-së, rreth orës 11.00 të paradites i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit si shenjë e nisjes së dialogut, në një nga zyrat që ndodhet në katin e dytë të selisë së Kryesisë së Kuvendit. Shefi i deputetëve të opozitës ka qenë i pari që ka mbërritur në vendin e përcaktuar për negociata. Menjëherë pas tij ka mbërritur kreu i grupit kuvendor të mazhorancës. Nisja e negociatave erdhi si përgjigje që PD-ja dhe PS-ja i dhanë rekomandimeve (faktikisht në thelb ishin kërkesa për zgjidhjen e ngërçit) që Parlamenti Evropian i ofroi klasës politike shqiptare për daljen nga konflikti 10-mujor në vend. Takimi mes Patozit dhe Ruçit zgjati për rreth dy orë. Pas bisedimeve në rang të lartë politik mund të thuhet se mungoi një rezultat pozitiv. Pavarësisht se u ra dakord për një sërë çështjesh teknike, si për shembull ngritja e një komisioni të ri hetimor parlamentar, ku shumicën dhe drejtimin ta ketë opozita, palët treguan se janë larg njëra-tjetrës kur flitet për objektin e hetimit. Në emër të opozitës, Gramoz Ruçi pohoi se kjo pikë e marrëveshjes së mundshme do të diskutohet në një tjetër takim. Ndërsa Astrit Patozi theksoi se mazhoranca është e gatshme të hetojë përmes komisionit vetëm atë që lejohet në ligj, materialet zgjedhore dhe jo fletët e votimit. Pikërisht kjo është pika që ka ndarë mazhorancën dhe opozitën prej muajsh të tërë. Që prej nisjes së kësaj legjislature socialistët kanë kërkuar me ngulm hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e votave, duke pretenduar se vetëm kështu mund të arrihet transparenca e zgjedhjeve. Por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga mazhoranca, pasi, sipas saj, kjo ndalohet nga vendimet e organeve të drejtësisë. Kriza politike arriti kulmin kur opozita, pas protestave në disa qytete të vendit u hodh në grevë urie në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, midis selisë së Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë. Por ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar, i cili mblodhi në një darkë Kryeministrin Sali Berisha dhe kryesocialistin Edi Rama, në restorant “Krokodili” në Strasburg, mundësoi ndërprerjen e grevës dhe rinisjen e dialogut. Pavarësisht historisë disamujore, negociatat e djeshme nuk ofruan një rezultat konkret për kapërcim të ngërçit politik. Palët theksuan dje se ekziston vullneti për daljen nga ngërçi, por rezultatet konkrete ende nuk shihen.
Pikat e negociatave
Ngritja e një komisioni të ri hetimor parlamentar për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009
Shumica dhe drejtimi i komisionit hetimor parlamentar do i takojë opozitës
Të gjitha ato institucione ku do të apelohet për dhënie informacionesh, duhet ti përgjigjen komisionit duke ofruar materialet e kërkuara jo më vonë se 7 ditë nga paraqitja e kërkesës
Objekti i hetimit të komisionit mbetet për tu diskutuar në një tjetër takim mes palëve. PS-ja thotë se për hetim të fletëve të votimit do të vazhdojë negocimi. PD-ja thekson se për fletët e votimit opozita mund ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, e cila nga ana e saj më pas të kërkojë mendim nga Komisioni i Venecias, për të dhënë vlerësim për hapjen ose jo të kutive të votimit. PD-ja thotë se nëse opozita nuk ndërmerr këtë hap, mazhoranca është gati të ngrejë menjëherë komisionin dhe të hetojë mbi materialet zgjedhore.
Mazhoranca dhe opozita ofruan vullnetin politik për të ngritur komisionin hetimor parlamentar.
Patozi: Me opozitën ndahemi mbi objektin e hetimit
Partia Demokratike ka ripërsëritur qëndrimin e saj, duke theksuar se hapja e kutive të votimit nuk është e mundur. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, deklaroi pas negociatave se nuk është rënë dakord mbi objektin e hetimit të komisionit parlamentar. “Nuk kemi rënë dakord apo ka pasur pikëpamje shumë të ndryshme lidhur me objektin e hetimit të këtij komisioni. I bëra të qartë zotit Ruçi që kjo mazhorancë është për respektimin e plotë të shtetit ligjor, të Kushtetutës, të ligjit të vendit dhe vetëm brenda marxhit të këtyre hapësirave ajo është gati të pranojë çdo lëshim dhe çdo pretendim të opozitës”, ka thënë Patozi. Zyrtari i lartë demokrat theksoi se pengesa ndaj pretendimeve të opozitës nuk është mazhoranca, por Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Sipas tij, opozita për plotësimin e kërkesës së saj mund ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, e cila mund të marrë mendimin e Komisionit të Venecias në lidhje me faktin nëse ligjërisht hapja e kutive të votimit është e mundur ose jo. “Ne jemi plotësisht dakord ta presim verdiktin e këtij institucioni. Opozita ka një rrugë tjetër. Nëse nuk i premton koha dhe nuk e dëshiron rrugën e parë, ne jemi gati të nisim që sot ngritjen e një komisioni hetimor që të marrë parasysh për objekt të tillë materialet zgjedhore, por sigurisht duke respektuar kodin elektoral në Shqipëri, që ekskludon apo që djeg kutitë e fletëve të votimit”, tha Patozi.