E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patrulla e Përgjithshme, 41 emrat fitues për qarqet Elbasan dhe Korçë

Policia e Shtetit: Fituesit e testimit do t’i nënshtrohen testimit fizik, i cili do të mbahet ditën e sotme në orën 08:00, në stadiumin e qytetit të Elbasanit

* * *

Policia e Shtetit ka shpallur dje emrat fitues të testimit me shkrim për qarqet Elbasan dhe Korçë, të cilët kanë fituar të drejtën në fazën e mëtejshme për një vend në Shkollën e Policisë. Provimi me shkrim u zhvillua po dje në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Këtij testimi, me synim vazhdimin e studimeve në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”, iu nënshtruan 100 aplikantë nga këto qarqe. Në përfundim të konkurrimit u shpallën fitues të testimit me shkrim 41 aplikantë, të cilët arritën të grumbullonin mbi 60 pikë. Korrigjimi i testimit u realizua me skaner dhe kandidatët u njohën me rezultatin brenda ditës. Sipas procedurave, aplikantët që rezultuan fitues të testimit me shkrim të zhvilluar dje, do t’i nënshtrohen testimit fizik, i cili do të mbahet ditën e sotme në orën 08:00, në stadiumin e qytetit të Elbasanit. Aplikantët duhet të paraqiten në ditën dhe orën e përcaktuar për testimin fizik të veshur me uniformë sportive. Policia e Shtetit njofton se të gjithë aplikantët për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces mund të drejtohen pranë Zyrave të Personelit në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, për gjithë të interesuarit njoftohet se procesi i aplikimeve për të ndjekur studimet pranë Shkollës së Policisë është i hapur gjatë gjithë vitit. Në përfundim të testimit me shkrim të ditës së sotme, Policia e Shtetit do të publikojë listën e fituesve për gjithë vendin, ata që kanë dalë fitues nga të dyja testimet. Do të jenë ata që do të fitojnë të drejtën për vazhdimin e Shkollës së Policisë për Patrullë të Përgjithshme.

Fituesit e Testimit me shkrim për Qarqet Elbasan dhe Korçë

Testimi Fizik Zhvillohet në orë 08:00, më datë 19.05.2009

Tek stadiumi i qytetit Elbasan

Nr. Emri Mbiemri Rezultati Kodi i Aplikantit

1 ALDI SHKULLAKU 84.37 0242

2 ERTON ADEMAJ 82.94 0272

3 AUREL BARDHI 82.94 0251

4 ILIR ISMAILI 80.08 0277

5 ELVIS LOLO 80.08 0264

6 ROGERT SULANJAKU 78.65 0201

7 ERVIN BERDUFI 78.65 0179

8 DIDENS SEJDINI 77.22 0171

9 QERIM BLLOSHMI 75.79 0199

10 KLODJAN BERDELLIMA 74.36 0190

11 OLGER PANO 71.5 0289

12 ERAD GOLEMI 71.5 0176

13 OLIGERT BAROLLI 70.07 0291

14 ILIR MUFALI 70.07 0186

15 ERJON BARDHI 68.64 0268

16 RENATO DYRMYSHI 68.64 0200

17 ABEDIN MURATI 68.64 0160

18 PELLUMB RADICI 68.64 0159

19 ERJON MAXHARI 67.21 0269

20 FLOBENS BUZHANI 67.21 0181

21 ALTIN ZOGU 67.21 0162

22 MARJUS ILJAZ 65.78 0286

23 FATJON KOSTURI 65.78 0180

24 ASTRIT SKENDERI 65.78 0167

25 AMARILDO QOSJA 65.78 0164

26 RENALDO HYKA 64.35 0293

27 KLODIAN GJUZI 64.35 0207

28 SHKELZEN ZHOLLANJI 62.92 0298

29 JANI KOLAJ 62.92 0278

30 ELVIS XHEMOLLARI 62.92 0265

31 DIONIS NUHU 62.92 0259

32 ARDIAN SEITLLARI 62.92 0245

33 CAJUP URUCI 62.92 0170

34 BLERINA KARRIQI 62.92 0169

35 ARJOLA XHIKA 62.92 0166

36 LEDION XHAFI 61.49 0282

37 ARSEN SPAHOLLI 61.49 0249

38 ALTIN FERKO 61.49 0163

39 ERMIR SOKOLI 60.06 0271

40 ERIKLENA XHAFA 60.06 0266

41 BLIRENT RUMI 60.06 0255

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›