Vrasja e Xhindit, u hetua edhe një konflikt me “Ben Qimen”
Hetimi, vazhdon misteri për vrasjen e deputetit. Grupi hetimor ngriti pistën e re, atë të konfliktit për shkak të bizneseve
Emri i Arben Isufit, i njohur si “Ben Qimja”, ka dalë sërish në skenë në Fier për hetuesit. Kjo ndodhi gjatë hetimeve për zbardhjen e vrasjes së deputetit Xhindi, ku grupit hetimor iu desh të hedhë në tavolinë çdo konflikt të mundshëm të viktimës, jo vetëm para ngjarjes, por edhe në vite. Dhe, një nga konfliktet ka qenë ai i vrasjes së një prej djemve të familjes Isufi në Fier pas viteve 2000. Ndaj dhe, sipas burimeve konfidenciale, dy kanë qenë konfliktet ku grupi hetimor me specialistët më të mirë ka thelluar hetimet për vrasjen e deputetit të PS-së, Fatmir Xhindi. Konflikti i parë, ai me një familje nga Roskoveci, familjen e personit me pseudonimin “Qorri”, lidhur me vrasjen e ndodhur në vitin 1997 në fshatin Kurjan, në një situatë zgjedhore. Ndërsa konflikti i dytë, është ai që deputeti ka pasur me familjen Isufi në Fier, pas vrasjes së njërit prej djemve të tyre pas viteve 2000. Por, ndonëse janë hetuar këto dy konflikte, deri tani për grupin hetimor nuk ka pasur prova që këto dy familje të kenë qenë të implikuara në këtë krim, por nuk janë përjashtuar nga hetimi i imtësishëm dhe kalimi në sitë i çdo informacioni për këto dy ngjarje. Megjithatë, të njëjtat burime shprehen se hetimet vazhdojnë dhe nuk ka një emër konkret autori, ndërkohë që para pak ditësh u shtua edhe një pistë e re hetimi. Sipas burimeve nga akuza, bëhet fjalë për pistën për shkak të bizneseve të deputetit. Duke qenë se viktima kishte disa biznese të vetat, me ose pa ortakë, hetuesit kanë zyrtarizuar hetimet edhe në këtë pistë, përveç të tjerave, asaj për konflikte personale, pistës së pronësisë dhe vrasjes për shkak të cilësive të veçanta. Fakti konfirmohet nga burime brenda grupit hetimor, që bëjnë të ditur se janë disa të dhëna që i detyruan të ngrenë pistën e re dhe të hulumtojnë në aktivitetet e viktimës, për të parë nëse mund të shkohet tek autori apo autorët e krimit. Deri tani, sipas burimeve, nuk ka asnjë pistë të përjashtuar nga ato të ngritura një javë më parë. Përditë shoqërohen të afërm, të njohur, shok e miq të viktimës, por edhe persona me të cilët ka pasur konflikte apo debate jo vetëm ditët para ngjarjes, por edhe vite më parë. Gjithashtu, specialistët e hetimit kanë këqyrur me imtësi çdo dokumentacion të sekuestruar në ZRPP-në e Fierit dhe lejet e ndërtimit në këtë bashki, si dhe të tjera dokumente të aktiviteteve në pronësi të deputetit të PS-së. Këto të fundit kanë sjellë edhe ngritjen e një piste të re për hetimet. Grupi hetimor në bashkëpunim edhe me agjentët e SHISH-it po vazhdon hetimet, verifikimet dhe përpunimet e të dhënave, për të shkuar në pistën konkrete dhe në emrin e autorit. Por, e vetmja gjë që kanë të saktë për momentin është skema e krimit, si ndodhi dhe mënyrën se si u largua autori apo autorët e vrasjes, ndërsa pistat shtohen apo përjashtohen nga njëra javë në tjetrën. Krimi i rëndë ka ndodhur më 2 maj të këtij viti, në momentin që deputeti Fatmir Xhindi ka qenë duke u kthyer në banesë nga fshati Kurjan i Roskovecit. Sapo ka shkuar në oborrin e shtëpisë dhe do parkonte makinën, deputeti është qëlluar në largësi dhe më pas shumë pranë nga ekzekutori. Për zbardhjen e këtij krimi, përmes informacioneve të dhëna nga personat që kanë dijeni, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 250 mijë euro.