Sherri, thikë në zemër për një femër 18-vjeçarit
Policia: Viktima është Armir Danaj, maturant në shkollën “Ali Demi”
Shoqërohet në komisariat si nxitëse nëna e vajzës, në kërkim autori
Një adoleshent vetëm 18 vjeç ka humbur jetën, pasi është qëlluar nga një moshatari i tij me thikë në zemër, se i ngacmonte të dashurën. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve nga policia, viktima është Armir Danaj, maturant në gjimnazin “Ali Demi” në qytetin bregdetar. Sipas burimeve nga policia, së bashku me autorin e krimit ka qenë edhe nëna e shoqes së vrasësit, e cila dyshohet se ka ndikuar në këtë krim të rëndë. Për këtë arsye dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, policia e ka shoqëruar atë në komisariat, ndërkohë që po punon për arrestimin e autorit 18-vjeçar, i cili vrau bashkëmoshatarin e tij, duke e qëlluar me thikë në zemër.
Ngjarja
Rreth orës 17:00 të ditës së djeshme, 18-vjeçari Armir Danaj është përballur në zonën e plazhit me agresorin e tij, i cili ka qenë i shoqëruar nga një grua 42-vjeçare. Ai sapo kishte dalë nga deti, kur ka filluar që të debatojë. Në këtë sherr, sipas burimeve nga policia, ka ndikuar edhe e ëma e vajzës që ishte ngacmuar nga viktima, e cila duket se ka nxitur në sulmin me armën e ftohtë. Agresori ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar në drejtim të zemrës ndaj kundërshtarit të tij. Danaj është rrëzuar në tokë i gjakosur, ndërsa moshatari i tij është larguar me shpejtësi. Kanë qenë shokët e viktimës që e kanë marrë dhe janë përpjekur që t’i japin ndihmën e parë duke e dërguar atë në spitalin e qytetit. Megjithatë, plaga e marrë ka qenë fatale për të riun, i cili nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e dëmit të pësuar dhe humbjes së madhe të gjakut. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, për të hetuar për këtë rast të rëndë. Sipas burimeve zyrtare nga policia, autori i ngjarjes është një 18-vjeçar, maturant në një shkollë private të qytetit, me inicialet A.D. Së bashku me të gjatë momentit të krimit, sipas burimeve, ka qenë edhe mamaja e të dashurës së tij 18-vjeçare, kjo e fundit shoqe shkolle me viktimën.
Motivi
Nga hetimet paraprake rezulton se viktima kishte ngacmuar vajzën me inicialet S.S. Kjo ka bërë që midis tyre të niste konflikti, i cili përfundoi me vdekjen e Danajt. Hetuesit dyshojnë se në këtë ngjarje ka ndikuar edhe ndërhyrja e mamasë së vajzës, e cila ka nxitur 18-vjeçarin që të kryejë krimin. Policia ka kryer shoqërimin në komisariat të gruas 42-vjeçare, me inicialet Sh.S., e cila rrezikon akuzën për “nxitje dhe bashkëpunim në krim”. Ndërkohë që, sipas policisë, po punohet për arrestimin e autorit të krimit, i cili pasi ka kryer aktin, është larguar nga vendngjarja.