Prokuroria më shumë para për pagat në 2009-tën
Prokuroria duket se ka marrë premtimin e qeverisë për një rritje deri në 13 për qind të fondit të pagave për këtë institucion në vitin 2009. Projekti i Drejtorisë Ekonomike në Prokurorinë e Përgjithshme, përmban detaje të zërave kryesorë të shpenzimeve për vitet 2008-2010, ku rritja kryesore është parashikuar vitin e ardhshëm. Në Projekt Buxhetin e Zyrës Ekonomike në Prokurorinë e Përgjithshme parashikohet një rritje e fondeve prej 26.8% në të gjithë zërat, vetëm për vitin 2009. Shifrat janë mësuar një ditë më parë nga Drejtori i Zyrës Ekonomike Luan Abazi, i cili ka shpjeguar se për këtë projekt ishte marrë edhe miratimi paraprak i qeverisë.
Ndarja
E pyetur për mënyrën se si përdoreshin paratë ne Prokurorinë e Përgjithshme, zyra e ekonomisë në këtë dikaster ka specifikuar mënyrën e ndarjes së buxhetit që PP siguron nga qeveria. Kështu nga rritja e pritshme e fondeve gjatë vitit 2009, një pjesë të mirë do të kalojë në fondin e pagave të prokurorisë, ndërsa pjesa tjetër në mbulimin e shpenzimeve operative dhe nevojave të tjera, ndërsa rritja më e madhe është parashikuar për infrastrukturën e institucionit. Drejtori i Zyrës Ekonomike Luan Abazi, tha se sipas projektit që pritet të miratohet, një rritje prej 366% do të kenë “shpenzimet e kapitalit të brendshëm” ku përfshihen investimet që do të bëjë prokuroria në përmirësim të infrastrukturës së saj. Ndërkohë është parashikuar një rritje prej 13 për qind e fondit të pagave dhe 31.1 për qind e shpenzimeve ditore.
Shifrat
Plani i buxhetit parashikon se maksimumi i rritjes së fondeve për prokurorinë në vitin që vjet të jetë rreth 300 milion lekë të reja, ku më shumë se 100 milion pra rreth një e treta e rritjes do të kalojnë në përdorim për fondin e pagave të këtij institucioni. Tavani për fondin e investimeve është parashikuar të arrijë në 140 milion lekë të reja, nga 30 milion që është aktualisht. Ndërsa një rritje më e vogël është parashikuar për shpenzimet e tjera të akuzës.
Kërkesa
Projekt buxheti i Zyrës Ekonomike në prokurori paraqet edhe një nga kërkesat kryesore të këtij institucioni, i cili prej kohësh ka kërkuar një rritje të fondeve që do të mundësonte edhe përmirësimin e punës. Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, vetëm pak kohë më parë në raportin e lexuar në kuvend për punën e institucionit që drejton, parashtroi rritjen e fondeve si domosdoshmëri për të pasur më shumë sukses në punën e këtij institucioni. Kërkesa është mbështetur edhe nga një sërë deputetësh të dy krahëve dhe pritet të përmbushet në buxhetin e parashikuar për vitin që vjen.