Qeveria: Bashkitë, nga taksat do fitojnë 12 miliardë lekë
Qeveria kthen 600 mijë ha pyje dhe kullota në administrim të bashkive dhe komunave. Kryeministri theksoi se në sajë të një pune të përbashkët të bashkive dhe qeverisë, lidhur me taksat, do të thellohet edhe më tej, procesi i decentralizmit fiskal. "Si rezultat i këtij procesi, ne u kalojmë taksa qeverive vendore, të paktën 12 miliardë lekë të tjera dhe gjykoj se edhe ky është një zhvillim shumë pozitiv, që rrit kapacitetin investues të njësive të qeverisjes vendore", tha ai. Kryeministri siguroi se procesi i decentralizimit fiskal sjell mundësi për një bashkërendim më të mirë të të gjitha përpjekjeve të qeverisë qendrore dhe asaj vendore për një infrastrukturë moderne evropiane, për qytetet dhe fshatrat e vendit.