Pavarësia, Kosova dorëzon argumentet
Republika e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë deklaratën e argumenteve për pavarësinë e shpallur para më shumë se një viti, më 17 shkurt 2008. Dokumenti në fjalë përmban rreth 200 faqe. "Republika e Kosovës, saktësisht në orën 11:00 të ditës së djeshme, ka arkivuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë deklaratën e saj në mbrojtje të shpalljes së pavarësisë të shtetësisë së Kosovës", tha ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, në një konferencë shtypi. Por, sipas njoftimeve zyrtare, edhe Serbia dhe shtete të tjera të interesuara i kanë paraqitur gjithashtu Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë deklaratat e tyre. Burime të Ministrisë së Jashtme në Kosovë bënë të ditur se numri më i madh i deklaratave të dorëzuara në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë janë nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. "Duke filluar që nga e hëna, Republika e Kosovës do të fillojë t‘i shqyrtojë me kujdes të gjitha deklaratat që janë dëshmuar në favor të kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që deri më 17 korrik të japë përgjigje me shkrim për secilën nga këto deklarata", tha ministri Hyseni. Sipas tij, institucionet e Republikës së Kosovës kanë besim të plotë në paanshmërinë e gjykatës, kanë besim të plotë në forcën e argumentit që përmban deklarata e Republikës së Kosovës, dhe rrjedhimisht kanë besim të plotë që rezultati ose gjykimi final nuk do ta dëmtojë në asnjë mënyrë të sotmen e as të ardhmen e Republikës së Kosovës.
Në emër të Prishtinës, dokumentin qindra faqesh, në të cilin janë përmbledhur të gjitha argumentet në mbështetje të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, e dorëzoi kryesuesi i ekipit ligjor, juristi britanik Micheal Wood. Institucionet e Kosovës nuk kanë dhënë hollësi për përmbajtjen e këtij dokumenti, por burime qeveritare i kanë thënë BBC-së se në përpilimin e tij kanë punuar ekspertë të shquar vendorë e ndërkombëtarë. I gjithë procesi për t‘i kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të deklarohet nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, është iniciuar nga Serbia. Në muajin tetor të vitit të kaluar, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së aprovoi kërkesën e Serbisë për t‘i kërkuar mendim Gjykatës së Kombeve të Bashkuara, nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte e ligjshme. Shtatëdhjetë e shtatë vende votuan pro, gjashtë kundër dhe 74 abstenuan. Kur procesi filloi, Kosova kishte tetë muaj që funksiononte si shtet i pavarur dhe ishte njohur nga afro 50 shtete, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Autoritetet në Hagë u kanë dhënë mundësinë edhe të gjitha shteteve anëtare të OKB-së, të interesuara në këtë proces, t‘i dorëzojnë argumentet e tyre "pro" ose "kundër" shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pritet që mbi 40 shtete të paraqiten me deklaratat e tyre.