Pazari te “Blloku”, tani me kartë krediti

09/02/2005 “Pro Credit” hedh në treg kartat e kreditit Master Card dhe Visa International
100 hotele dhe lokale luksoze do fillojnë pagesën me kartë
Hotelet prestigjioze dhe dyqanet luksoze te “Blloku” dhe në shumë pika të tjera në kryeqytet, kanë pranuar ofertën e “Pro Credit Bank” për instalimin e pajisjeve që realizojnë pagimin me kartë, duke evituar pagesën cash dhe janë të gatshme të presin klientët që nuk duan të tërheqin paratë me vete kur bëjnë pazar apo ulen për të pirë një kafe. Janë 100 terminale POS, që janë instaluar në hotele, restorante, dyqane apo supermarkete, që do të fillojnë për herë të parë në vend praktikën e pagesës në formë elektronike. Me këto pika, “Pro Credit Bank” ka nënshkruar marrëveshje, sipas të cilës, klientët që kanë kartat e kreditit të lëshuara nga “Pro Credit”, mund të bëjnë pagesën elektronike dhe për ta nuk do të ketë komisione, duke i dhënë klientit të gjitha lehtësitë e përdorimit të kartave, ndërkohë që dyqanet do të kenë qarkullim të menjëhershëm fondesh në llogari. POS debiton automatikisht llogarinë rrjedhëse të klientit, duke pakësuar paratë në llogarinë e tij dhe në të njëjtën kohë krediton me të njëjtën shumë llogarinë rrjedhëse të shitësit, sepse automatikisht paratë në llogarinë e tij shtohen. Ky terminal pranon karta debiti dhe krediti të lëshuara nga “Pro Credit Bank”, siç janë Maestro, Cashtronik dhe Master Card. Gjithashtu, përdoruesit e Master Card dhe VISA Card do të jenë në gjendje të tërheqin cash nga 16 ATM-të e “Pro Credit Bank”, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Drejtuesit e “Pro Credit Bank” u shprehën që, së bashku me bankat “Pro Credit” në Kosovë dhe Maqedoni, “Pro Credit Bank” ka tashmë rrjetin më të madh të ATM-ve dhe POS-eve. Të gjithë klientët mund t’i përdorin këto pagesa pa cash në të gjitha këto vende. Sipas specialistëve të “Pro Credit Bank”, të gjithë ata që do të duan të marrin një Master Card, do të kenë nga banka dy opsione. Varianti i parë është të depozitojnë fondin limit që mendojnë se do të shpenzojnë në bankë, duke qenë kështu të mbuluar për shumën që do të shpenzojnë. Mundësia e dytë është që, nga aplikimi për Master Card t’u jepet e drejta e kartës pa depozituar asnjë lek, por në fund të çdo muaji do t’u dërgohet fatura e shpenzimeve që kanë patur dhe poseduesit e kartës duhet të paguajnë brenda një muaji.
Kështu, “Pro Credit Bank” ka përfunduar fazën e parë të fushatës për lëshimin e kartave ndërkombëtare Maestro, Master Card, Visa Electron dhe Visa Classic si dhe instalimin e terminaleve POS në qytetet kryesore të vendit. “Me anë të këtij investimi, ‘Pro Credit Bank’ mbështet iniciativën e Bankës së Shqipërisë për të reduktuar pagesat cash në ekonominë shqiptare”, deklaroi drejtori i “Pro Credit Bank”. Fushata sensibilizuese e “Pro Credit” për të bërë të njohura këto karta, ka përfunduar me një llotari, ku 30 fituesit kanë marrë falas kartën Maestro. “Pro Credit Bank” është banka e parë në Shqipëri që ka marrë liçensën për karta ndërkombëtare nga të dyja kompanitë kryesore të kartave Master Card dhe VISA. Nëpërmjet këtij liçensimi, klientëve të “Pro Credit Bank” mund t’u ofrohen karta ndërkombëtare.
Çfarë është një kartë krediti
Karta e kreditit është një kartë që të vë në dispozicion banka, edhe kur ti nuk ke asnjë lek në llogarinë tënde, por banka me anë të një kontrate të njeh një vlerë krediti që ti ke të drejtë ta shpenzosh ose jo gjatë gjithë muajit, p.sh. 200 dollarë në muaj. Mbi këtë shumë, klienti që ka kartën e kreditit fillon të paguaj çdo muaj interesin, pavarësisht nëse i ka prishur ose jo paratë dhe për këtë konsiderohet kartë krediti, sepse klienti prish paratë e bankës pa qenë nevoja të ketë para vetë në bankë dhe njihet si një formë kredie. Në Shqipëri, aktualisht, ka dy karta krediti, Master Card dhe Dinners Club.
Çfarë është një kartë debiti
Karta e debitit, ndryshe nga karta e kreditit, të krijon mundësinë të tërheqësh para aq sa ke në bankë. Me anë të një karte debiti mund të tërheqësh para ose të bësh pagesa, por gjithnjë në një shumë të limituar, sa është depozita ose llogaria jote në bankën që të ka lëshuar kartën e debitit dhe automatikisht në çdo pagesë zbras llogarinë tënde. Një kartë debiti mund të funksionojë si kartë krediti në rastin e kredisë over draft, kur banka të njeh të drejtën të tërheqësh jo vetëm paratë e tua, por dhe tre herë më shumë se vlera e parave që ke në bankë. Karta debiti janë Cash Tronik, Viza Elektron, Maestro.
Fullani, në qershor kartë krediti në lekë
Karta e kreditit në lekë do të jetë së shpejti në tregun bankar. Guvernatori Fullani ka premtuar se në qershor do të bëhet e mundur që me kartën e kreditit të bëhen të gjitha llojet e pagesave, duke evituar faturat dhe sportelet, por dhe duke reduktuar paranë cash në qarkullim. Të gjithë klientët e bankave do të pajisen me një kartë krediti, me të cilën do të mund të paguajnë faturat e ujit, telefonit apo dritave, të tërheqin pagën ose të bëjnë pagesa të shpejta. ATM-të dhe terminalet POS të vëna në shumë hotele dhe pika shitjeje, do të vihen në dispozicion të kartës së kreditit në lekë për të tërhequr paratë ose për të bërë nëpërmjet tyre të gjitha pagesat. Kështu, faturën e dritave, klientët do të mund ta paguajnë dhe në një nga ATM-të në dispozicion, ashtu sikurse do të bëjnë pagesat e rrobave, hotelit ose drekës në të gjitha pikat që kanë shërbimin POS.
Produktet e reja
Vendosja e terminaleve POS
Dhënia e kartës Master Card
Dhënia e kartës Viza Classic
Dhënia e kartës Viza Elektron
Dhënia e kartës Maestro