Saki në dilemën e 170 milionë eurove

09/02/2005
Arrigo Saki ka filluar të projektojë Realin e sezonit të ardhshëm. Vetë drejtori teknik i madrilenëve, gjatë një konference për shtyp ka shpjeguar se do të ketë blerje të rëndësishme në skuadër, megjithëse nuk ka përmendur emra: “Disa futbollistë të rëndësishëm do të vijnë për të përforcuar skuadrën dhe disa të tjerë duhet të largohen. Gjithsesi nuk mendoj se është momenti më i përshtatshëm, për të folur për merkaton. Jemi të impenjuar në maksimum në kampionat dhe në Ligën e Kampioneve....”. Shumë të qarta fjalët e Sakit, i cili ka lënë të kuptohet se disa nga “galaktikët” do të largohen. Le ta fillojmë nga porta: Iker Kasilias është në formën e tij më të mirë, por kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe deri në këto momente, nuk është gjetur marrëveshja për rinovimin. Portieri dëshiron të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën madrilene, por nëse Real Madrid nuk do t`i ofrojë një rrogë të barabartë me atë të Zidanes, Ronaldos, Figos dhe Raulit, atëherë Kasilias mund të veshë fanelën e Mançester Junajtid. Shumë e dyshimtë është situata, edhe në mbrojtje: Helguera prej vitesh është pikë referimi në formacionin e merenges, por në fund të këtij sezoni mund të largohet. Nuk është në listën e të preferuarve të Sakit. Nga Helguera te Roberto Karlos. Braziliani nuk ka rinovuar kontratën me Realin dhe duket se në fund të këtij sezoni, divorci është i paevitueshëm. Disa ditë më parë, presidenti Florentino Perez, nuk ka dashur ta komentojë situatën e brazilianit, për të cilin flitet gjithmonë e më shumë për një rikthim tek Interi. Edhe në mesfushë nuk mungojnë pretendentët për të marrë valixhet. I pari që mund të largohet është David Bekam. Mesfushori i Kombëtares angleze nuk e ka pritur mirë ardhjen e Arrigo Sakit. Pikërisht ky i fundit, kur ishte drejtor te Parma, e kishte përcaktuar Bekam, si një makinë biznesi dhe jo një futbollist klasi. Për momentin, nuk ka dyshime për prezencat e Salgados dhe Gravesen për sezonin e ardhshëm.
Për sulmin vlen një diskutim tjetër. Ouen, Ronaldo dhe Raul janë tre sulmues të mëdhenj, por nëse gjatë merkatos së verës së ardhshme, sulmuesi brazilian i Interit, Adriano, do të veshë bluzën merenges, njëri nga ata do të largohet. Emri më i lakmuar për t`u nisur është ai i Ouen, por nuk është i sigurtë, as qëndrimi i Ronaldos.
Reali do të shpenzojë në merkaton e verës, afërsisht 170 milionë euro. Nuk është e vështirë të kuptojmë se me këtë shifër, Real Madrid mund të ndërtojë një skuadër nga fillimi...