E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedagogët, ndryshojnë rregullat e rekrutimit

Rritja nga viti në vit i numrit të studentëve kërkon shtimin e auditorëve dhe të pedagogëve. Në Universitetin Politeknik janë rekrutuar 85 pedagogë të rinj, ndërsa për 60 prej tyre është nënshkruar kontrata e punës. Rektori i Universitetit Politeknik, Jorgaq Kaçani, thotë se është hequr rregulli i mëparshëm që mund të zgjidhje mes tre vendeve të para. Tani, automatikisht, vendin e punës e fiton i pari në listë. Ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit janë dyfishuar. Për këtë vit akademik janë rikonstruktuar edhe disa ambiente të korpusit dhe një prej instituteve që ka në varësi ky universitet. Nga regjistrimet e deritanishme të maturantëve për në vitin e parë këtij fakulteti i kanë mbetur 200 vende bosh, që do të plotësohen në raundin e dytë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›