Vazhdon ofensiva e NATO-s në Afganistan
Zyrtarët ushtarakë afganë kanë theksuar se në ofensivën e përbashkët me forcat e NATO-s janë vrarë të paktën njëzet luftëtarë talebanë.
Më herët kreu i forcave të NATO-s në Afganistanin jugor, Gjeneral-Majori Nick Carter, ka thënë se një ofensivë e madhe kundër talebanëve ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme deri tani.
Mijëra trupa amerikane, britanike dhe afgane janë të përfshira në atë që përshkruhet si sulmi më i madh ajror i ndërmarrë ndonjëherë nga forcat e koalicionit në Afganistan.
Presidenti afgan, Hamid Karzai, i ka bërë thirrje kryengritësve talebanë që të shfrytëzojnë këtë rast dhe të heqin dorë nga dhuna.
Zyrtarët afganë thonë se janë vrarë së paku katër militantë.
Ndërkohë thuhet se janë vra edhe tre personel ushtarak amerikan në një shpërthim në Afganistanin jugor - por ende nuk është e qartë nëse ata ishin të përfshirë në këtë ofensivë.
Marinsat amerikanë ishin ata që kryesuan sulmin kundër qytetit Marjah, një qytet ky me 80 mijë banorë në provincën e Helmandit, i cili për vite me radhë është kontrolluar nga militantët talebanë dhe trafikuesit e drogës. Forcat e NATO-s konfirmuan se gjatë ofensivës janë vrarë një ushtarë amerikanë dhe një ushtarë britanik.