Republikanët kërkojnë gjykime ushtarake për 11 shtatorin
Në Shtetet e Bashkuara, republikanët po bëjnë thirrje për gjykimin e organizatorit dhe bashkëpunëtorëve të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në një gjykatë ushtarake.
Në fjalimin javor në emër të republikanëve, Senatori Lindsey Graham i Karolinës së Jugut, tha se vendimi i Presidentit Barak Obama për gjykimin e pesë të pandehurve në gjykatën civile të Neë York-ut është "një gabim i madh".
Administrata Obama ka ndeshur në kundërshtime të forta si nga republikanët ashtu edhe demokratët për gjykimin e të pandehurve për sulmet e 11 shtatorit në një gjykatë civile.
Por administrata amerikane nuk e ka përjashtuar mundësinë për kthimin e çështjes për gjykim në një gjykatë ushtarake. Senatori Graham tha sot se terroristët e Al-Qaidës nuk duhet të gëzojnë të njëjtat të drejta si shtetasit amerikane.
Ai tha se gjykatat ushtarake që trajtojnë rastet e ushtarëve amerikane, janë transparente, kompetente dhe të përgjegjshme për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.