Pedagogjia e rëndë, të vdesësh në klasë nga frika
Kajro- Pedagogjia e rëndë që ndiqet gjatë mësimdhënies në shkollat e Egjiptit ka shënuar një viktimë. Pas ngjarjes së një jave më parë, kur një mësues i fillores kapi me shkelma një nxënës sepse nuk kishte bërë detyrat e shtëpisë, dje një vajzë e vogël, 10-vjeçare humbi jetën nga frika, po në klasë.
Ngjarja ndodhi në Kajro, kur mësuesi i matematikës kërkoi të ngriheshin në këmbë të gjithë ata nxënës që nuk kishin mësuar. Sipas agjensisë Mena, që bën me dije lajmin, vajza u shoqërua në spital, por aty mbërriti pa jetë.
Mësuesi i matematikës u pushua nga detyra, ndërkohë që familjes së vajzës iu dhanë 5 mijë lira egjiptiane, rreth 700 euro. Të dhënat e para dëshmojnë se në trupin e vajzës nuk kishte asnjë shenjë dhunë. Sipas të ëmës së saj, vazja humbiste ndjenjat sa herë që ishte e përfshirë nga paniku, ose kur ndihej e kërcënuar.
Disa nxënës thanë se mësuesi nuk ka demonstruar asnjëherë agresivitet karshi tyre. Vitin e shkuar qeveria dha urdhra taksativë për të gjithë mësuesit që të evitonin dhunën kudnër nxënësve, qoftë në formën e kërcënimeve, qoftë në formën e ndëshkimeve trupore.
Por, në 27 tetor në një shkollë fillore në Aleksandri , mësuesi i matematikës Haitham Nabil Abdel Hamid, 23-vjeç, rrahu me shkelma për vdekje nxënësin 11 vjeçar, sepse nuk kishte bërë detyrat . më pas ai u arrestua dhe do të gjykohet në datën 16 nëntor.
Fenomeni i ndëshkimeve trupore në disa shkolla egjiptiane është bërë shpesh herë objekt protestash nga ana e prindërve.