Pediatria në Durrës 210 vizita në 24 orë
05/08/2009 Shtohen rastet me komplikacione virale. Fluks pacientësh të vegjël
Mjeku Gjergo: Prindërit të kenë kujdes me medikamentet
DURRES- Është tre-katërfishuar shifra e vizitave në urgjencën e pediatrisë në Durrës për shkak të virozave të stinës me temperatura të larta dhe thatësirë të zgjatur. Në tri ditët e para të muajit gusht kanë kërkuar ndihmë mjekësore 625 fëmijë nga qyteti dhe zonat periferike. Shefi i spitalit të pediatrisë, Dhimitraq Gjergo, ka thënë se krahas dublimit të mjekut në repartin e pranimit të urgjencave si dhe vendosjes së një infermiere për çdo turn në këtë repart janë caktuar edhe mjekë të gatshëm. Spitali i fëmijëve ka 12 mjekë dhe një ekip të kualifikuar mjekësor të mesëm. Dr. Gjergo është shprehur se “në muajin korrik statistikat e vizitave në repartin e pranimit janë më shumë se dyfishuar krahasuar me muajin qershor, kurse në ditët e para të gushtit është vërejtur një rritje e ndjeshme e të sëmurëve”. Gjatë muajit qershor janë bërë 1695 vizita në urgjencë si dhe 667 vizita të tjera në repartin e dehidrimit ditor. Për shkak të komplikacioneve shëndetësore 172 fëmijë janë vënë në regjim spitalor, kurse pjesa tjetër pas trajtimit në spital janë larguar për në banesë. Në këtë spital vijnë edhe fëmijë në gjendje kritike, ndërkohë që Gjergo ka deklaruar se një ekip me mjekë dhe personel të mesëm është në gatishmëri në reanimacion. Për të përballuar çdo të papritur, 12 shtretër në repartin e urgjencës nga 6 shtretër në një situatë normale. Sipas dr. Gjergos, fëmijët paraqesin probleme të çrregullimeve gastrointestinale me origjinë virale, ndërsa në pediatri thuhet se nuk ka asnjë shqetësim lidhur me ndonjë tendencë të shtimit të numrit të të prekurve nga dizenteria apo hepatiti. Për ekipin e mjekëve në Durrës gjendja e një fëmije të prekur nga viroza shoqërohet me të vjella, diarre, rritje të temperaturës së trupit deri në 39-40 gradë, por që për bluzat e bardha nuk paraqet asnjë gjendje të pasigurt, pasi pas 3-4 ditësh gjendja shëndetësore e fëmijës kthehet në normalitet. Në repartin e dehidrimit në Durrës marrin infuzione deri në 60-70 fëmijë brenda dite, ndërkohë që reparte të tilla janë në gjendje gatishmërie dhe funksionojnë pa ndërprerje edhe në Plazh, Shkozet e Spitallë.
Xh. Gradica