Shëndetësia,jepet OK për 9 deklarata të BE
Shqipëria ka mbështetur nëntë deklaratat e Bashkimit Evropian në fushën e shëndetit, të cilat janë në axhendën e diskutimeve të Asamblesë së Përgjithshme të
Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që po mbahet në Gjenevë nga data 19-24 maj. “Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, është shprehur pro marrjes së masave të koordinuara në fushat që kanë të bëjnë me reduktimin e përdorimit të alkoolit, parandalimin e pandemisë së gripit, ndryshimet klimaterike dhe shëndeti, sëmundjet jokomunikuese”, bën me dije ministria. Ky dikaster nënvizon se, një nga deklaratat e BE, ajo e strategjive për reduktimin e përdorimit të alkoolit, kjo pasi ndryshimet e normave shoqërore dhe globalizimi janë shoqëruar me konsum alkooli, rrjedhimisht sjellin sëmundjet e zemrës dhe kancerit. Por ndërkaq sipas specialistëve, ekziston një lidhje e fortë midis konsumit të alkoolit dhe dëmtimeve fizike, aksidenteve rrugore, vetëvrasjeve, dhunës dhe sjelljeve seksuale të rrezikshme. “Parandalimi i pandemisë së gripit është një tjetër objektiv, pasi ndalimi i përhapjes së gripit të shpendëve apo çdo forme tjetër virusale me potencial për transmetim të shpejtë nga njeriu tek njeriu, kërkon bashkërendimin e punës midis të gjithë shteteve për ndarjen e shpejtë të informacionit dhe marrjen e masave në bashkëveprim të ngushtë”, janë shprehur specialistët. Sipas tyre, pjesë e deklaratave me BE është edhe shëndeti i emigrantëve. Në të gjitha vendet e BE, minimalisht, si shtetasit e vendit, ashtu edhe migrantët legalë duhet të kenë mundësi të barabarta për kujdes shëndetësor. Migrantët ilegalë, duhet të kenë akses në shërbimet e urgjencës, pavarësisht statusit të tyre.