“Pedofili, abuzim me fëmijët 1 javë para arrestit”
TIRANE - David Broun, anglezi 53-vjeçar, i arrestuar për dhunë seksuale ndaj të miturve dyshohet se këto veprime i ka kryer edhe pak ditë para se të prangosej.
Në njërin nga shtatë aktet e ekspertimit mjeko-ligjor të të miturve, të cilin e administroi dje gjykata në cilësinë e provës rezultoi se mjekët kishin konstatuar tek i mituri objekt ekspertimi, dëmtime që ishin kryer rreth një javë më parë. Sipas prokurorit të çështjes, ky akt ekspertimi përputhej me dëshminë e të miturit në proces, i cili pretendoi se ishte dhunuar seksualisht nga babai i fondacionit "Fëmijët e tij", David Broun. Kurse vetë i pandehuri dhe avokatja e tij mbrojtëse e mohuan akuzën duke pretenduar se me fëmijët mund të kishin abuzuar dy anglezët Christodoulou dhe Arnold. Në vijim të këtyre pretendimeve prokurori i çështjes i dorëzoi gjykatës edhe një sasi fotosh të të miturve të bëra nga ekspertët mjeko-ligjorë gjatë kohës që i këqyrnin ata. Më pas përfaqësuesi i akuzës depozitoi në gjykatë edhe gjashtë akte të tjerë ekspertimi dhe foto të momentit të ekspertimit, të të miturve që pretendohet se janë dhunuar seksualisht nga Braun dhe dy miqtë e tij, greko-anglezin Dino Christo-doulou dhe skocezin Robin James Arnold. Duke komentuar provat përfaqësuesi i Prokurorisë pohoi dje në gjykatë se, më këto kishte arritur të vërtetonte akuzat ndaj të akuzuarit Broun, ndërkohë që të njëjtat akte pritet të dorëzohen nga i njëjti prokuror edhe në procesin ndaj Christodoulou dhe Arnold që po gjykohen nga një gjyqtar tjetër. Ndërkohë në një proces tjetër po gjykohet edhe i vetmi shqiptar nën akuzën për abuzimin me fëmijët e fondacionit "Fëmijët e tij", Janaq Papaleka, ish-kuzhinier në këtë shoqatë, për të cilin njëri prej fëmijëve ka pretenduar se është abuzuar seksualisht. Prokurori argumentoi dje se Christodoulou dhe Arnold janë larguar nga Shqipëria rreth një vit para se të plaste skandali i abuzimit të fëmijëve të fondacionit, ndërsa ekspertizat tregonin që të miturit ishin dhunuar vetëm pak ditë para arrestimit të Broun dhe Papalekës, çka tregon se pikërisht këta dy persona ka abuzuar me fëmijët. Ndërsa sipas prokurorit Christodoulou dhe Arnold kanë abuzuar në mënyrë të vazhdueshme me gjashtë fëmijët e tjerë që kanë deponuar më pas grupit hetimor të çështjes. Seancën e ardhshme pritet që avokatja mbrojtëse e Broun dhe vetë i pandehuri të paraqesin argumentet për kundërshtimin e provave të Prokurorisë në ngarkim të tyre. Procesi penal në ngarkim të tre shtetasve të huaj nisi më 16 maj të vitit 2006 kur pas një kallëzimi penal të depozituar në Prokurorinë e kryeqytetit nga shtetasja holandeze Jacoba Dikken, u arrestua Broun, kreu i qendrës bamirëse "Fëmijët e tij". Më pas u prangos edhe Papaleka si dhe u shpallën në kërkim Christodoulou e Arnold, të cilët u prangosën më pas në Londër për llogari të autoriteteve shqiptare dhe dy muaj më parë u ekstraduan në Tiranë. fa.ma