Vdekja e fëmijës, dëshmi kundër mjekëve
Një mjeke pediatre, kryeinfermierja e Pediatrisë së QSUT-së dhe babai i të miturit Orges Dardha ishin dëshmitarët e parë të procesit që po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës në ngarkim të dy mjekëve të akuzuar si shkaktarë të tij.
Fatos Mahmutaj
Kryeinfermierja K. Marku dhe mjekja N. Kromidha pohuan para gjyqtarit të çështjes se, ishin njoftuar nga pavijoni i ORL-së se do dërgohej në Pediatri një fëmijë në gjendje të rëndë. Pas kësaj ato pohuan se kishin përgatitur sallën e operacionit dhe në momentin që mbërriti fëmija vendosën ta futnin në operacion, por ishte e pamundur pasi ai ndodhej në grahmat e fundit të jetës pasi edhe zemra i punonte me aritmi. Pas kësaj fëmija 16 muajsh, Orges Dardha, kishte ndërruar jetë. Ndërsa i ati i fëmijës Luan Dardha tha dje në gjykatë se, rreth dy orë pasi i kishin thënë se fëmija do hynte në operacion mjekët e kishin ngushëlluar për vdekjen e tij. Pas kësaj i ati i foshnjës shtoi se, e kishte dërguar trupin e pajetë të të birit në Maqellarë të Peshkopisë ku i kishte bërë edhe nderimet e fundit. Dy javë më vonë ai pohoi se kishte shkuar në zyrën e gjendjes civile për ta çregjistruar, por aty i kishin thënë se duhet që patjetër të paraqiste certifikatën e vdekjes. Për këtë shkak ai ka udhëtuar në Tiranë dhe e ka kërkuar certifikatën në Pediatri, por aty e kanë njoftuar se fëmijës së vdekur nuk i ishte bërë autopsia. Pas kësaj kartela mjekësore e të miturit u dërgua në mjekësinë ligjorë ku pas ekspertizës rezultoi se shkaktarë të vdekjes ishin dy mjekët e QSUT-së, shefi i kirurgjisë raciale, Ramazan Isufi dhe anestezisti Bensar Shuteriqi, të cilët do të kryenin ndërhyrjen kirurgjikale të të miturit, por pa arritur ende të nisnin operacionin ai ka ndërruar jetë. Dy mjekët pas kësaj u morën nën përgjegjësi penale nën akuzën e kryerjes së mjekimeve të pakujdesshme, akuzë të cilën nuk e pranojnë. Gjatë hetimit janë kryer tre ekspertiza mjeko-ligjore të dokumentacionit, në bazë të të cilave dosja është dërguar për gjykim. Ndërkohë organi i akuzës nuk përjashton mundësia që shkak i vdekjes të ketë qenë ndonjë krizë akute që fëmija 16 muajsh të ketë përjetuar në momentin e narkozës. Vetë mjekët e pandehur dhe mbrojtja e tyre pohojnë se, janë pikërisht ekspertizat ato që i shkarkojnë nga përgjegjësia për vdekjen e fëmijës.
Prerja e venës së 17-vjeçares, akuza hetim mjekëve të Korçës dhe Tiranës
TIRANE - Vdekja e 17-vjeçares nga Maliqi i Korçës, Matilda Petriti, bëhet shkak për hetime ndaj mjekut që e operoi atë në bajame, por edhe ndaj bluzave të bardha që e kuruan atë më pas në spitalin e Korçës dhe Tiranës. Grupi i hetimit ka sekuestruar në klinikën private të mjekut Xhevahir Hoxhallari në Pogradec, si dhe në spitalin e Korçës dhe Tiranës, të gjitha kartelat mjekësore ku janë shënuar ndërhyrjet në bajamet e vajzës. Këto kartela mjekësore u janë vënë në dispozicion një grupi ekspertësh me tre mjekë ligjorë, të cilët duhet t'i shqyrtojnë kartelat e më pas, të përcaktojnë momentin që i ka shkaktuar vdekjen 17-vjeçares Matilda Petriti. Sipas autopsisë, ajo ka gjetur vdekjen si pasojë e humbjes së gjakut, çka ka ardhur pas prerjes së venës kryesore gjatë operacionit në bajame. Pas operacionit, vajzës i janë bërë ndërhyrje për qepjen e venës në spitalin e Korçës dhe Tiranës, por qepja nuk ka mbajtur duke dëmtuar akoma më shumë enën delikate të gjakut. Në këtë mënyrë, Prokuroria ka vendosur të bëjë verifikime të thelluara për momentin që i shkaktoi vdekjen vajzës 17-vjeçare nga Korça. t.s