E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pëllumbi ftoi PS-në të luftojë brenda institucioneve

Deklarata në “Shqip”

Deklaratat e fundit të selisë rozë për mundësinë e rinisjes së protestave janë formësuar si të tilla edhe si formë e pazyrtarizuar e replikës ndaj politikanit të njohur të saj, Servet Pëllumbi. Në një prononcim të vetin për gazetën “Shqip”, katër ditë më parë, ai ka bërë thirrje për angazhim maksimal në luftën parlamentare, ku aksioni opozitar të tejshtrihet përmes instrumenteve domethënëse si interpelancat dhe debati për çështjet e ditës. “Tashmë opozita duhet ta tregojë veten në fushën e veprimit institucional. Kjo është e një rëndësie jetike për opozitën dhe vendin, pasi ka kaluar një vit dhe qeverisë nuk i është kërkuar asnjë llogari për qeverisjen. Nuk ka asnjë interpelancë apo seancë debati për probleme jetike ditore. Gjatë këtij viti, opozita duhej të shpaloste alternativën e vet politike dhe programore. Tani duhet që këtë gjë opozita ta bëjë patjetër, të rikthehet fuqishëm në kërkesat për interpelanca dhe transparencë qeverisjeje”, është shprehur politikani i njohur i PS-së.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›