Penda e Arte, çmim karriere per Fatos Kongolin
17/12/2004 Penda...e letërsisë
Diana Çuli rehabilitohet me Zyhdi Moravën
“E veçanta e një dashurie” zgjon emocion dhe ndjehet fryma humane...me këtë motivacion është nderuar shkrimtari Zyhdi Morava. Në edicionin e shtatë të konkursit të letërsisë, të organizuar nga Ministria e Kulturës, ai ka marrë çmimin “Penda e argjentë” për romanin më të mirë të shkruar në vitin 2003 në letërsinë shqipe.
I ka kaluar ditët e vështira Morava kur, dje shkrimtarja e njohur, kryetarja e jurisë Diana Çuli ka nominuar emrin e tij. Është ndjerë i inkurajuar shkrimtari i romanit “E veçanta e një dashurie” që arriti të rehabilitohej dhe të vlerësohet me radhën e shkrimtarëve të vjetër, që dikur i shihte me përçmim. Fundja duket një rastësi që më në fund gjeti të veçantën e “ një dashurie”.
Penda e argjentë për poezinë ka shkuar për poetin nga Malësia e Madhe, Sokol Zekaj me vëllimin poetik “Vera fantastike”. Motivacioni për një zë poetik të veçantë, me përjetime emocionale prej metaforës së goditur e kanë lënë pa gojë poetin Zekaj, duke mos mundur të shprehë emocionet e tij.
Kur para dy vitesh në panairin e librit u paraqit romani “Uliksi”, Xhejms Xhojs, përkthyer nga Idlir Hazizi buja nuk qe aq e madhe, nuk u bë asnjë promovim, asnjë kritikë, gati ishte anonim dhe shtëpia botuese që e përkrahu. Vetëm të apasionuarit e letërsisë e panë si ngjarje. Kaq ishte fama, ndërsa me plot të drejtë Hazizi dje është vlerësuar me “Pendën e Argjentë” për përkthimin më të mirë në gjuhën shqipe me motivacionin “gjuhë të pastër, stil të zhdërvjelltë....”. Përkthyesi nuk ishte i pranishëm, prap heshtje kur me modesti botuesi i “Zenit” , Krenar Zenaj merr “fletën” dhe simbolin e çmimit.
Mund t’i takonte qysh në krye të këtij konkurrimi çmimi i përkthyesit më të mirë të letërsisë shqipe në gjuhë të huaj, por vetëm në këtë edicion vlerësohet. Penda e argjentë” me motivacionin si përkthyes aktiv, i kujdesshëm dhe që dallohet për përzjgedhjen e autorëve, i jepet Robert Elsie. “Habitem që në Shqipëri ka aq shumë prozë të botuar, kjo tregon se ka gjëra që duhen vlerësuar. Ne po përpiqemi për ta bërë të njohur letërsinë shqipe. Natyrisht që nuk çajmë dot muret por të paktën bëjmë vrima”, është shprehur, dje, përkthyesi Elsie pas çmimit.
Njohja e vecantë psikologjike e fëmijëvei ka dhënë Stavri Pones cmimin “Penda e argjentë” për librin për fëmijë “Kokëkashta”. Pone është skuqur nga modestia duke us hprehur se ndjehet i gëzuar që u zgjodh me shumësisë së shkrimtarëve që janë sot për fëmijë.
Një “sheqyr” për studiuesin Alfred Uçi që më në fund u kujtuan ta vlerësonin studiuesin e brezit të tretë, duke iu rikthyer kështu dhe së kaluarës krah emrave të rinj. Pas çmimit Penda e argjentë për librin më të mirë me studime Uçi pa as më të voglin ngurim e ka parë këtë vlerësim ca si të vonuar për punën e tij.
“Pesë më të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një rileximi”, ka marrë vlerësimin si studim që shfaq metoda moderne të analizës së tekstit duke nxitur njohje shkencore. Me këtë është mallëngjyer studiuesi duke u shprehur se “ndjehem mjaft i emocionuar sepse këtë botim e kam si nxitje nga kritiku Ali Aliu, duke u botuar në Shkup, ky libër tregon se tani kombi është rritur duke u bërë njësh me pjesën tjetër”.
Por ajo që mbetet pak peng nga të gjithë këta që u vlerësuan ishte mungesa e stimulit financiar, ku për të gjithë komenti ishte i pamundur.
Violeta Murati
Penda e Artë
Kongoli duke ndjekur Kadarenë
më i vlerësuar jashtë vendit
Fatos Kongoli vlerësohet me çmimin e karrierës “Penda e Artë” për vitin 2003. Një personalitet i letërsisë dhe kulturës bashkëkohor, i vlerësuar brenda dhe jashtë vendit, lëvrues i prozës dhe mjeshtër i fjalës shqipe. Nuk është befasuar aq Kongoli, sepse vlerësimet pothuaju morën vesh gati dy ditë para ndarjes. Por realisht çmimi i karrierës duket se e ka gëzuar pa masë Kongolin sepse ai është shkrimtar i dytë, pas Kadaresë, që i gjallë, vlerësohet me Pendën e Artë.
Viti 2005 duket se do të jetë më fatlumi për shkrimtarin pasi romani i tij, “Lëkura e qenit”, më i shituri në treg dhe panair, do të botohet pothuaj në gjithë Evropën.
Çmimi i karrierës zakonisht sikur parakupton shkrimtarë që e kanë mbyllur ciklin e krijimtarisë ose nuk janë më, në këtë moment ç’është ky çmim për ju?
Unë nuk mendoj se e kam mbyllur ciklin e krjimtarisë, sa për konceptin e çmimit shkrimtari i dytë shqiptar i gjallë që i jepet ky çmim. Përpara meje pesë vjet më parë i është dhënë ky çmim shkrimtarit Kadaresë, dhe tani unë vij pas tij. Kjo është kënaqësi shumë e madhe për mua.
Tani që u pasuruat dhe me një çmim çfarë është letërsia për ju?
Është mjaft e vështirë të përgjigjem se çfarë është letërsia. Për mua është shumë e vështirë.
Si e vlerësoni motivacionin një shkrimtar shumë i lexuar brenda dhe jashtë atdheut, dhe më i përkthyer?
Është shprehur një e vërtetë. E rëndësishme është kontakti që krijojnë librat me lexuesit, kjo është më e rëndësishmja.
Sërish pas Kadaresë, në muajt e parë të vitit 2005 pritet të hyni dhe në botën gjermane me botimin e librit “Lëkura e qenit” si e ndjeni veten me këtë përfaqësim?
“Lëkura e qenit”, tashmë është botuar në Sllovaki para dhjetë ditësh. Në mars del në Paris, Francë, është i pesti roman që del atje nga e njëjta shtëpi botuese. Në gusht të vitit të ardhshëm botohet në gjermanisht...sigurisht e gjithë hartë për mua është kënaqësi.
Më tepër kjo është personalisht apo si përfaqësim i letërsisë...?
Letërsia është diçka shumë vetjake, këtu nuk luhet në ekip si në futboll. Në letërsi secili luan për vete, është shumë individuale, më pas ansamblin e veprave të autorit e bëjnë të tjerët.
A pritet dhe ndonjë stimulim financiar nga ky vlerësim kaq i lartë?
Nuk dua të bëj koment për këtë.
Intervistoi: V.Murati
Diana Çuli, letërsia shqipe më shumë prozë më 2003
”Në këtë konkurim morën pjesë rreth 90 autorë me veprat e tyre të ndara sipas gjinive të mëposhtme: prozë (romane dhe tregime), poezi, letërsi për fëmijë, kritikë, ese dhe studime, përkthime nga letërsia e huaj në gjuhën shqipe si dhe përkthime nga letërsia shqipe në gjuhë të huaja.
Konkurset nuk janë fjala e fundit për vlerat reale letrare të një vepre apo të veprave të shumta të paraqitura në të. Në një këndvështrim individual vlerësimet e jurive të konkurseve gëzojnë fituesit dhe trishtojnë humbësit; në një këndvështrim më të gjerë konkurset nxisin prodhimtarinë letrare dhe botimet në përgjithësi, përpiqen të qëmtojnë relativisht në mënyrë objektive nivelet e arritura cdo vit të letërsisë, por edhe autorëve të vecantë. Them relativisht, sepse përcaktimi i vlerës letrare ka të bëjë me një sërë shijesh personale dhe është më e vështirë të arrihet konsensusi i plotë.
Ajo që ne vumë re në periudhën e leximit të veprave ishte raporti i ndryshuar sasior mes prurjeve në prozë dhe poezi. Jo si vitet e kaluar, sivjet kishim më tepër libra të dorëzuar në prozë- romane dhe tregime, se sa libra me poezi, por, duhet theksuar se poezia e shkruar në 2003, mund të themi se kishte nivel shumë të mirë, ajo është bërë më elitare, më e sofistikuar, por edhe me nivel mjaft të lartë artistik.
Duket se poezia shqipe nuk do të reshtë kurrë së përtërituri, pavarësisht nga numri i botimeve në një vit. Mund të përmendim me këtë rast autorë si: Romeo Çollaku, Sokol Zekaj, Mirela Sula, Halil Qendro, etj.
Proza shqipe u paraqit këtë vit mjaft e larmishme në tematikë, e lëvruar me nivel dhe dëshmuese e një tradite solide. Romancierët dhe tregimtarët u ndeshën në duel në ditët e takimeve të jurisë letrare. Ishte tepër e vështirë të dyzoheshe mes tyre. Autorë si Teodor Laco, Mihallaq Qilleri, Bashkim Hoxha, Shefqet Tigani, Fatos Kongoli, Zyhdi Morava, Visar Zhiti, Faruk Myrtaj, Ramiz Gjini, etj, kanë sjellë në letërsinë tonë të këtyre viteve nota të tjera dhe të reja tematike, kërkimi në formë, kanë shpalosur një përpjekje të lëvdueshme të kërkimit të identitetit të njeriut, të kuptimeve ekzistenciale të tij, të raporteve të tij me mjedisin, përpjekje që tashmë, prej këtyre autorëve, letërsia shqipe po shpëton një herë e mirë nga rezonanca e skemave të dikurshme.
Në Letërsinë për fëmijë u shquan autorë sui Virgjil Muci me një stil original dhe elegant, Stavri Pone, Mece, Kadiu. Me stil original e elegant, që pasurojnë këtë gjini kaq të dashur.
Në studime juria pati kënaqësinë të ketë në dorë veprat e Sabri Hamitit, Alfred Ucit, Maks Velos, Ymer Çirakut, Tonin Çobanit, Vlash Prendit, e të të tjerëve. Në raftet e sudiuesve të letërsisë shqipe, të studentëve, të brezave që do të vijnë, shtohen vepra të reja me vlera të padiskutueshme studimore.
Më në fund le të flasim dhe për përkthimin, një gjini kaq tërheqëse për lexuesin, që na lidh me botën në dy kanale, që na shpie tek ajo dhe na e sjell atë në gjuhën tonë. Aurel Plasari, M. Kërveshi, L. Canaj, A.Çani, Idlir Hazizi kanë shqipëruar me mjeshtëri të veçantë vepra të shquara autorësh të shquar. Kanë dhënë kontribut duke pasuruar gjuhën tonë me njohuritë dhe talentin e tyre, kanë bërë të flasin shqip, bukur dhe me thellësi, shkrimtarë të vlerësuar në të gjithë botën”.
Çmimet
Penda e Artë –Çmimi i karrierës iu akordua z.Fatos Kongoli si mjeshtër i fjalës shqipe dhe për kontributin e dhënë në letërsinë bashkëkohore shqiptare
Penda e Argjentë në prozë z.Zydi Morava për librin “E veçanta e një dashurie”
Penda e Argjentë në poezi z.Sokol Zeka për veprën “Vera fantastike”
Penda e Argjentë për përkthimin më të mirë nga gjuha e huaj në shqip – Idlir Hazizi “Uliksi” të Xhejms Xhons.
Penda e Argjentë për përkthimin nga shqip në gjuhë të huaja – Robert Elsie
Penda e Argjentë në letërsinë për fëmijë për veprën “Kokashta”, autor Stavri Pone
Penda e Argjentë për botimin më të mirë në fushën e studimeve “Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një rileximi” z. Alfred Uçi.