Regullorja, sherr në Komisionin e Ligjeve
16/12/2004 Diskutimi në Komisionin e Ligjeve, mbi rregulloren e Kuvendit, ka gjeneruar në sherr
mes deputetëve dhe kryetarit të komisionit. Madje, ofendimet kanë shkuar në cilësime
"karagjoz", "legen" etj. Shkak për këtë është bërë thirrja e kryetarit të komisionit,
Elmaz Sherifi, i cili ka bërë thirrje që deputetët të ruajnë seriozitetin, duke i etiketuar
me termin karagjozë anëtarët që replikonin apo që hidhnin batuta. Kjo ka sjellë dhe
një acarim të situatës, ku deputetë të opozitës, si dhe ata të PS-së, e kanë cilësuar
këtë cilësim të Sherifit të padenjë për një kryetar komisioni. Madje, ndaj tij,
republikani Mediu është shprehur se vetë kryetari i komisionit është karagjoz dhe
legen. Si rrjedhojë e acarimit të situatës, Mediu ka zgjedhur largimin nga mbledhja që
është pasuar dhe nga deputetë të tjerë. Kjo ka sjellë dhe pezullimin e diskutimit për
rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa deputeti i PS-së, Taulant Dedja, duke
qëndruar pro veprimit të Mediut, është shprehur se këtë situatë do t'ia transmetojë
mbledhjes së Grupit parlamentar.
Diskutimi
Komisioni ka arritur dje që të miratojë vetëm 5 nenet e parë të rregullores, nga 119
që ka gjithsej. Gjithashtu, është propozuar që në rregullore të parashikohej dhe mënyra
e shkarkimit të Kryetarit të Kuvendit, pasi në draftin e paraqitur parashikohet vetëm
procedurat e shkarkimit të Presidentit, Kryeministrit dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
Deputetët kanë vendosur që të qartësojnë procedurën se si do të veprohet
në rast se kërkohet largimi nga detyra e kryeparlamentarit. Një tjetër pikë, që ka
ndezur debat, ka qenë dhe procedura e betimit të deputetëve ditën që nisin detyrën si
parlamentarë. Ekspertët kanë parashikuar se mandati i deputetit pezullohet në rastin
kur ai nuk bën ose i shmanget betimit. Në Komisionin e Ligjeve është kërkuar heqja e
fjalës shmangie, pasi një deputeti, ditën e betimit, mund t'i ndodhë një aksident, apo
tjetër, duke e bërë të pamundur pjesëmarrjen në seancë. Në raste të tilla nuk mund
të rrezikohet heqja e mandatit. Ndaj dhe është përcaktuar që deputetit i hiqet mandati
në rastet kur nuk e bën betimin.
Administrata
Gjatë diskutimeve është shprehur frika se me ndryshimin e formulimit të strukturës së
komisioneve rrezikohet shtimi i numrit të administratës së Kuvendit. Nga ana e tyre,
ekspertët kanë theksuar se strukturat e komisioneve janë huazuar nga eksperienca të
vendeve të tjera. Ndërsa nënkryetari i komisionit, Fatos Beja, tha se me propozimin e
bërë vetëm shtohet puna dhe angazhimi i deputetëve, dhe nuk ka asnjë rritje të numrit
të administratës. Megjithatë, Komisioni i Ligjeve do të vijojë javën e ardhshme me
diskurimin për projektrregulloren e re të Kuvendit, e cila pretendohet të miratohet
brenda seancës së fundit të Kuvendit.