Prokuroria, akuzë dhe arrest drejtoreshës
15/01/2005 Tefta Dosti, Drejtoreshë e Degës Ekonomike numër 1, për trajtimin e sudentëve në Tiranë, është arrestuar dje me urdhër të Prokurorisë së kryeqytetit, nën akuzën e mitmarrjes në shumën 3 mijë euro. Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranës, thanë dje se vendimi për arrestimin e Tefta Dostit, është firmosur nga dy prokurorët e linjës së hetimeve të komisariatit numër 1 në kryeqytet të cilët kanë zhvilluar hetimet e çështjes. Burimet zyrtare nga Prokuroria e Tiranës, thanë se dy javë më parë, një biznesmen nga kryeqyteti, ka depozituar në organin e hetimeve, një kallëzim penal për mitmarrje, ndaj Drejtoreshës Ekonomike të Ndërmarrjes së trajtimit të Studentëve. Hetuesit kanë filluar menjëherë hetimin, duke sekuestruar pamjet filmike që ishin transmetuar pak ditë para kallëzimi, në emisionin Fiks Fare. Sipas burimeve zyrtare, biznesmeni që ka bërë kallëzimin, kishte fituar një tender për kryerjen e riparimit të rrugëve në Qytetin Studenti, në muajin shtatoer të këij viti. Pasi kishte kryer punimet, në muajin nëntor, biznesmeni ka trokitur në zyrën e Tefta Dostit, duke kërkuar pagesën që i takonte në bazë të tenderit. Por sipas hetimit, Tefta Dosti, i ka kërkuar biznesmenit ti linte 2500 euro nga shuma e fituar, ose përndryshe nuk do ti jepte asnjë shumë parash. Biznesmeni tërhiqet, duke kërkuar ndihëmne kamerave të fshehta të emisionit Fiks Fare, i cili transmetohet në kanalin televiziv privat, Top Channel. Sipërmarësi, kthehet sërish në zyrën e Drejtoreshës Ekonomike, por kësaj rradhe duke mbajtur nën xhaketë kamerat e fshehta të cilët filmuan Tefta Dostin, teksa kërkonte edhe 500 euro të tjera të cilat ia shtonmte shumës së parë. Burimet nga Prokuroria, pohuan dje se pas verifikimit të ngjarjes, hetuesit kanë vertetuar se Tefta Dosti, kishte kryer mitmarrjen në shumën 3 mijë euro. Menjëherë pasi kanë vertetuar këtë fakt, hetuesit kanë kërkuar nga policia arrestimin e të akuzuarës, e cila është vënë në pranga ditën e djeshme