E Diel, 1 Nëntor 2026

Pengmarrja në Arbanë, dy në kërkim

 

TIRANE - Dy persona u shpallën në kërkim nga policia e kryeqytetit, të dyshuar si bashkëpunëtorë të Aleksandër Akullit, në rrëmbimin e Elvis Gurrës dhe mbajtjen peng të tij. Lajmi është bërë i ditur nga policia e kryeqytetit, e cila tha se personat e shpallur në kërkim kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar Akullin në organizimin e rrëmbimit të Elvis Gurrës. Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në bregun e lumit Erzen, ndërsa më parë, ai kishte denoncuar se ishte rrëmbyer nga Aleksandër Akulli. Në breg të lumit Erzen, Gurra ka mundur të lirohet dhe të largohet dhe më pas të drejtohet për në kryeqytet ku ka bërë denoncimin. Në momentin e largimit sipas tij, personat që e kishin rrëmbyer, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Për fatin e tij të mirë asnjë prej plumbave, nuk e ka zënë dhe ai ka mundur të largohet. Pas denoncimit, policia ekspertoi vendin e ngjarjes dhe ka administruar së paku 5 gëzhoja të qitura nga armë zjarri pistoletë. Ndërkaq, pas arrestimit të Akullit dhe shpalljes në kërkim të dy bashkëpunëtorëve të tij. Policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh mes palëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›