E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërndarësi kapet me drogë pranë shkollës

 

TIRANE - Shpërndarësi i drogës kapet me marijuanë pranë shkollës së mesme të gjuhëve të huaja "Asim Vokshi". Ylber Doçaj 23 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar mbrëmjen e të martës nga agjentët e antidrogës së policisë së kryeqytetit, me një sasi prej 250 gramë hashash. Narkotiku ishte ndarë në 25 qese të vogla të gatshme për shitje, me të cilën mund të bëheshin 4-5 cigare të hashashi. Doçaj është ndaluar nga agjentët e antidrogës, në një nga lokalet pranë shkollës, ndërsa po shiste disa nga qeset e tij me hashash. Policia i ka vënë prangat menjëherë shpërndarësit, duke i komunikuar atij se ishte nën arrest. Menjëherë pas ndalimit, policia ka kryer një kontroll në banesën e tij, ku i është gjetur edhe një sasi tjetër bime narkotike e dyshuar si kanabis. Në total sipas burimeve të policisë janë bllokuar 250 gramë marijuanë, e cila ishte e ndarë në 55 doza. Gjithashtu, atij i janë bllokuar edhe një sasi e vogël lekësh, që mendohet se janë fituar nga shitja e hashashit. Sipas policisë, ky person kryente shpërndarje kryesisht në zonën pranë gjuhëve të huaja, Fakultetit Ekonomik dhe atij Filologjik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›