E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëhelmohen dy 30-vjeçare, njëra vdes

 

VLORE/LIBRAZHD - Dy 30-vjeçare, njëra nga fshati Armen i Vlorës e tjetra nga Rrajca e Librazhdit janë vetëhelmuar dje, por vetëm kjo e fundit mundi t'i shpëtojë vdekjes. Sipas policisë së Vlorës, viktima është Vera.H. Të afërmit e saj e kanë çuar në spital, por 30-vjeçarja ndërroi jetë gjatë rrugës. Ekspertët mjeko-ligjorë deklaruan se e reja kishte konsumuar fostoksinë, ndërsa policia pohoi se ende nuk dihet shkaku i vetëflijimit. Të afërmit e saj thanë se nuk dinin ndonjë arsye që mund ta kishte shtyrë vajzën në këtë veprim. Po dje, në spitalin e Librazhdit është paraqitur rëndë E.B. Nëna e tre fëmijëve kishte pirë fostoksinë. Pas ndihmës së mjekëve ajo mundi të shpëtojë. Policia tha se shkak ishte depresioni nga gjendja e vështirë ekonomike. Një tjetër viktimë është shënuar dje në Durrës. Policia gjeti pa jetë 60- vjeçarin Pirro Balo, në zonën e plazhit të Currilave. Kufoma kishte nisur të dekompozohej. Viktima ishte nga fshati Piluar i Vlorës. Policia po verifikon tashmë nëse certifikata që iu gjet në xhep me emrin e mësipërm i përket atij.        q.b/a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›