E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pension suplementar për inspektorin e Përgjithshëm të Deklarimit të Pasurive



Në Kuvend është depozituar së fundmi një amendim në projektligjin për pensionet shtetërore suplementare që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit. Propozimi që ka ardhur nga deputeti demokrat, Flori Bajramaj, parashikon që inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive të përfitojë pension suplementar. Kjo për faktin se ky funksion nuk është parashikuar në ligjin për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit. Ligji në fjalë trajton titullarët dhe anëtarët e institucioneve kushtetuese, si dhe funksionarët e administratës. Në këtë ligj të vitit 1996 nuk trajtohen shprehimisht titullarët e institucioneve të pavaruar të krijuara me ligjet përkatëse, të cilat përcaktojnë dhe statusin dhe pagën e tyre, por përdoret shprehja “personat e tjerë të barazuar në ligj me ta”. Për të plotësuar boshllëkun në ligj që është krijuar pas shfuqizimit të nenit 11 në ligjin për kontrollin dhe deklarimin e pasurive, inspektori i përgjithshëm duhet të shtohet në ligjin e pensioneve suplementare. Pritet që ky propozim të miratohet së shpejti nga Kuvendi i Shqipërisë.

5 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›