E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet, ç përfiton kur je i siguruar jashtë vendit

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Sigurimet shoqërore

Për t u ardhur në ndihmë emigranteve në evidentimin e periudhave të sigurimit që kanë në Shqiperi, ISSH ofron falas shërbimin e verifikimit të këtyre periudhave. Naim Balluku, drejtor i Drejtorisë së Kontributeve në ISSH sqaron se duhet që vetë qytetarët nëpërmjet një kërkese të deklarojnë vitet dhe ndërrmarrjet ku kanë punuar. ISSH brenda një afati 5 mujor bën të mundur thënien e vërtetimeve të periudhave të sigurimit. Mënyrat e paraqitjes së kërkesave janë: pranë agjensive lokale të sigurimeve shoqërore ku banojnë, me poste normale ose me postë elektronike. Burime nga ISSH sqarojnë llojet e përfitimeve të tjera të emigrantëve që kanë vite sigurimi në Shqipëri, pavarësisht se janë të siguruar në momentin që lind e drejta për përfitim. Punëtorët e huaj jo komunitarë, që punojnë rregullisht në Itali si të pavarur, autonomë, në varësi të dikujt, profesionistë të lirë dhe sipërmarrës, kanë mundësi që të marrin, pas derdhjes së kontributeve për sigurimet shoqërore, të njëjtat pensione të parashikuara për punëtorët italianë. Sidoqoftë, në rastin e punës në varësi të dikujt, duhet që punëdhënësi të kryejë derdhjet për sigurimet shoqërore të parashikuara nga ligji. Kur bëhet fjalë për një aktivitet të pavarur, derdhjet duhet të kryhen direkt nga vetë personi. Në momentin kur pushon aktiviteti, nëse janë plotësuar kërkesat e parashikuara, personi ka të drejtën e pensionit që është në ngarkim të Inps (Itali). Nëse personi dëshiron të kthehet në atdhe, ai mund të kërkoje njohjen e viteve të punës që ka kryer në Itali duke dëshmuar pagesat për sigurimet shoqërore. Kjo vlen në rastin kur ekziston një konventë internacionale me Italinë dhe vendin e origjinës (deri më tani një konventë e tillë me Shqipërinë nuk është arritur, por ky është synimi primar në bashkëpunimet me ISSH-në vendin tonë dhe institucionet homologe në Itali dhe Greqi). Konventa të tilla i japin mundësi secilit vend që të të likujdojë pensionin në bazë të legjislacionit përkatës. Për këtë qëllim, e drejta për pension vlerësohet duke marrë parasysh kontributet e derdhura pranë të gjithë vendeve ku personi ka punuar. Punëtorët jokomunitarë që kthehen në atdhe, duke i dhënë fund aktivitetit, nuk mund të kërkojnë likujdimin e kontributeve të derdhura. Me aprovimin e ligjit Bossi-Fini, kjo mundësi s ekziston me hyrjen në fuqi të ligjti 189/2002. Kështu që duke nisur nga 2002, qytetarët jokomunitarë, të cilët kthehen në atdhe, nuk mund të kërkojnë më rimbursimin e kontributeve të derdhura. Gjithsesi, punëtori ruan të drejtën e sigurimeve shoqërore të maturuara dhe mund të përfitojë pension pas moshës 65 vjeç. Ky rregull zbatohet edhe në mungesë të një akordi reciprok të shtetit italian me vendin e origjinës.

Përfitimet
1.Pension të pjesshëm kur kanë jo më pak se 15 vite të siguruara
2.Pension të plotë kur kanë jo më pak se 35 vite sigurimi
3.Pensione invaliditeti , kur janë tërësisht të paaftë për punë.

Formula
Këto pensione i përfitojnë ata persona që kanë qenë të siguruar në Shqipëri, bazuar në një formule: Moshë, minus 20, pjestim për 2, është vjetërsia kontributive për pension invaliditeti të plotë. Për vjetërsi kontributive më të vogël, proporcionalisht jepet pension invaliditeti i reduktuar. Invalidëve u jepet një shtesë për fëmijët që kanë në ngarkim, prej 5 për qind të pensionit, kur janë nën moshën 18 vjeç, apo 25 vjeç kur vazhdojnë arsimin e lartë. Kur humb jetën personi që ka qenë i siguruar në Shqipëri, përfitojnë pension familjar fëmijët nën moshën 18 vjeç ose 25 vjeç kur vazhdojnë arsimin e lartë, sipas formulës së mësipërme. Për invalidët që kanë nevojë për përkujdesje jepet dhe një shtesë në masën 15 përqind të pensionit.

Letra të qytetarëve për përfitimin e pensionit
“Jam Q. Kuçi, lindur më 21.01.1955, banues në Tiranë, emigrant në Greqi. Punoj me sigurime. Vjetërsi në punë në Shqipëri kam 23 vjet me zanat këpucar. Dua të di se kur dal në pension dhe çfarë përfitoj unë. Do të më njihen vitet e punës me siguracion këtu në Greqi apo jo?” pyet një qytetar specialistin në ISSH”
Përgjigje e specialistit
“Bazuar në ligjin nr.7703 datë 11.05.1993, neni 92, sipas ditëlindjes që keni, ju do të përfitoni pensionin e pleqërisë në moshën 65 vjeç. Duke qenë se nuk keni plotësuar vjetërsinë në punë për të përfituar një pension të plotë neni 31 i ligjit të sipërpërmendur, me vjetërsinë në punë që ju keni aktualisht, përfitoni pension të pjesshëm, në raportin 23 /35 që është e barapartë me 65,7 të pensionit të plotë. Përsa i përket pyetjes që bëni lidhur me njohjen e vjetërsisë në punë që keni në Greqi, përderisa ende nuk ka një marrëveshje bilaterale për njohjen e periudhave kontributive në të dy vendet, këto periudha nuk njihen. Në rast se ju keni mundësi financiare me anë të sigurimit vullnetar, mund të siguroni periudha të munguara,” shpjegon specialisti Naim Balluku.
“Quhem Edmond H. Ju shkruaj nga një zonë e largët e Kretës. Më ka humbur libreza e punës. Çfarë formulari duhet të plotësoj, ku ta gjej dhe në se keni mundësi të na e dërgoni nëpërmjet gazetave apo emaileve që të kem mundësi ta plotësoj prej këtu,” shkruhet në një letër të dërguar në ISSH.
Specialisti
“Humbja e librezës së punës, nuk përbën ndonjë problem që nuk zgjidhet. Për të konfirmuar vjetërsinë në punë që ju keni në Shqipëri, do i drejtoheni Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku do të plotësoni të gjitha rubrikat në ndërmarrjet që keni punuar dhe periudhat përkatëse. Që të krijoni një ide më të qartë për këtë problem, po publikojmë një formular tip për këtë qëllim,” përgjigjet specialisti.

Fletë – Kërkesë
(për konfirmim periudhe kontributive)
INSTITUTIT TE SIGURIMEVE SHOQERORE

Emër, Atësi, Mbiemër i kërkuesit : __________________________________________

Vendlindja: ______________________________

Ditëlindja : ____ / ____ / _________

(ditë, muaj, vit)

Adresa ne Greqi : _________________________________________________________________________

Nr. Tel.: ___________________________ E-mail: ___________________________________

Kërkoj nga ;
ISSH konfirmimin e periudhave kontributive si më poshtë :

Nr.
PERIUDHA E PUNUAR
(fillim-përfundim,ditë,muaj,vit)

ND/INSTITUCIONI
SEKTORI KU KA PUNUAR

RRETHI

(Emër, Mbiemër, Firmë )

________________________________
Datë ________________

Ky lajm është publikuar: 04/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›