Pensionet e ish-ushtarakëve, sa duhet të përfitonin nga rreshteri deri te gjenerali
Qeveria, miliarda lekë borxh nga moszbatimi i ligjeve në fuqi. Kadri Muka: “Pamundësia financiare e shtetit është e pavërtetë”
Laureta Rryçi
Ish-ushtarakët reagojnë për mostrajtimin me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe pension suplementar pleqërie në përputhje me Statusin e Ushtarakut, me zbatimin e ligjit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas specialistëve, gjithçka ka ardhur me pretendimin e qeverive për “faturë të lartë financiare” dhe “pamundësia financiare e shtetit”. Sipas tyre, ushtarakët vazhdojnë të trajtohen me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe pension suplementar me Ligjin Nr. 8087, datë 13.03.1996, të ndryshuar e shfuqizuar dhe jo me sipas statusit të ushtarakut, si dhe me Ligjin në fuqi Nr. 9418, datë 20.05.2005. “Kjo ka përmbysur tërësisht skemën e përcaktuar nga nenet 35, 36, 46, 49 i ligjit organik për Statusin e Ushtarakut dhe kërkohet të përligjet nëpërmjet projektligjit të hartuar kohët e fundit, ku kërkohet vendosja e tij mbi ligjin për Statusin e Ushtarakut, mbi ligjin për Sigurimin Shoqëror Suplementar si dhe mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, - shprehet major Kadri Muka, ish-ushtarak në pension të parakohshëm. Sipas tij, shteti rëndon përditë e më shumë faturën financiare se vetëm duke iu referuar katër viteve të fundit, 2004-2008, panorama e borxhit është: për çdo tetar 766 000 lekë, për çdo rreshter 1 854 720 lekë, për çdo kapter 4 924 080, për çdo kryekapter 862 848, për çdo kapiten 2 142 000, për çdo major 8 427 888, për çdo nënkolonel 15 902 208 dhe për çdo kolonelit 24 756 480 lekë. Vetiu kjo shumë e shumëzuar me rreth 1600 tetarë, 1200 rreshterë, 200 kapterë e kryekapterë dhe 3138 kapitenë, 2116 majorë, 664 nënkolonelë, 193 kolonelë dhe 4 gjeneral arrin në dhjetëra miliarda lekë. Kjo faturë do të vijë dhe do të rritet nëse nuk do të veprohet.
Fatura financiare
Të gjitha projektligjet e paraqitura për diskutim e miratim në komisionet parlamentare dhe më pas në seancën plenare të Kuvendit, kanë qenë të shoqëruar me relacionin përkatës dhe faturën përkatëse financiare. Mbi bazën e këtyre të fundit, projektligji është kthyer në ligj. Kështu u veprua me statusin e ushtarakut më 23 mars 2004; kështu u veprua me Ligjin Nr. 9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me ligjin Nr. 9481, datë 16.02.2006 që bëri ndryshime në ligjin e mësipërm, po kështu edhe me projektligjin që u kthye për të ulur efektin financiar nga Kryeministri. Në këtë kontekst me të drejtë shtrohet pyetja. Specialisti mendon se po tu referohemi fakteve pretendimi i pamundësisë financiare të shtetit është i pavërtetë. Ai është një pretendim që buron nga mungesa e vullneti për të trajtuar ushtarakët sipas të drejtave të fituara me ligj e nga ligji; është një vendosmëri ekstreme për të sfiduar ligjin; për të moszbatuar ligjin; për të shkelur domosdoshmërish ligjin, Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese; për të sfiduar shtetin ligjor. “Pamundësia financiare e shtetit është një shkak i sajuar ky me qëllimin e vetëm, për të mos zbatuar ligjin për statusin e ushtarakut, ligjin për sigurimin shoqëror suplementar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe për të trajtuar ushtarakët me ligj të shfuqizuar të keqinterpretuar dhe të keqzbatuar. Sipas buxhetit për vitin 2005 ishte planifikuar një buxhet prej 2.2 miliardësh, për vitin 2006 një buxhet 1.7 miliardë dhe për vitin 2007 një shumë prej 1.6 miliardë lekësh. Këto shuma kanë qenë në mbulim të plotë të detyrimeve që rridhnin nga zbatimi i Ligjit Nr. 9418, datë 20.05.2005 dhe të Ligjit Nr. 9481, datë 16.02.2006, pasi bazoheshin në këto ligje dhe në shumën e përgjithshme që duhej për të mbuluar trajtimin e ushtarakëve me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe pension suplementar, pa përjashtuar dhe derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore për ta”, - vazhdoi major Kadri Muka.
Ligji
Ligji nuk dikton derdhjen e sigurimeve për të gjithë ushtarakët, por vetëm për ata që dalin në pension pleqërie për aq vite sa u duhet për të plotësuar vjetërsinë përkatëse të punës dhe kontributet e prapambetura. Pamundësinë financiare e hedh poshtë edhe një faktor tjetër. Sipas ligjit, ushtarakët e shërbimit aktiv derdhin çdo muaj 2 për qind të pagës për kontributet e sigurimit shoqëror për llogari të ushtarakëve të dalë në rezervë, lirim a pension. Shifrat në këtë drejtim tregojnë se nga numri i përgjithshëm i ushtarakëve aktiv të të gjitha gradave, që nga ushtarët profesionistë deri tek gjenerali janë derdhur në sigurimet shoqërore për vitin 2006 dhe 2007, në secilin prej tyre një shumë lekësh e përafërt me 1 845 939 494 lekë. Kësaj shume i shtohet edhe shuma vjetore 59 079 000 lekë nga kontributet e ushtarakëve në rezervë e lirim por që janë të punësuar. Kjo e çon shumën e përgjithshme në vit të barabartë me 1 905 018 494 lekë. Për vitin 2007, shuma e lekëve të derdhura si kontribut i sigurimeve shoqërore nga ushtarakët aktivë dhe ushtarakët në rezervë e lirim të punësuarit është 305 018 494 lekë më e madhe se shuma që duhej për të trajtuar ushtarakët sipas përcaktimit të ligjit në fuqi. Këto janë të mjafta për të treguar se pamundësia financiare e shtetit ka qenë dhe është një sajesë me karakter justifikues të vendosmërisë për të mos trajtuar ushtarakët dhe për të shkelur me çdo kusht e mjet ligjin, si dhe për të moszbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sikur këtyre shumave tu shtojmë edhe shumën e krijuar si fond rezervë nga trajtimi në kundërshtim me nenin 11 të ligjit Nr. 8087, datë 13.03.1996, mundësia e trajtimit me pensione të parakohshme dhe pensione suplementare dhe derdhjen e kontributeve sipas përcaktimeve të ligjit të 2005-s, ka qenë dhe është e shumëfishtë edhe sikur trajtimi të bëhej që kur kanë lindur këto të drejta, nga koha e hyrjes në fuqi të statusit të ushtarakut më 14 maj 2004. Por, gjithçka e ngritur nga tabori qeveritar në këtë drejtim ka qenë e qëllimshme. Me qëllimin e mos trajtimit kanë qenë ndërhyrjet e ndryshimet në ligje. Po me këtë qëllim është bërë edhe moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shtyrja e afatit të trajtimit fillimisht nga 1 janari 2006 për më 16 prill 2006, dhe më pas sipas projektit që ju paraqit qeverisë në tetor 2007 nga 1 korriku 2007, kurse së fundi me projektligjin e ri nga 1 janari 2008. Po i tillë qe edhe urdhri i Kryeministrit në mbledhjen e qeveris të fund tetorit 2007, i kthimit të projektligjit për të ulur masën e përfitimit të pensioneve të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të ushtarakëve. Këtë Kryeministri dhe veglat qorre të tij duhet ta thonë hapur, të mos vijnë vërdallë si kali në lëmë dhe të mos mashtrojnë ditën në diell opinionin publik dhe organizmat ndërkombëtare. Kaq burrëri ata duhet ta kenë dhe ta shpalosin atë. Mjaft më me sajim mashtrim pas mashtrimi.
Box
Situata ligjore
“Shteti është borxhli ndaj ushtarakëve në rezervë, lirim e pension dhe vazhdon t’u japë pension në masën 20 deri në 50 për qind të asaj që u takon me ligj”, - vijoi Muka. Sipas tij, kjo qeveri është e vendosur të mos u japë ushtarakëve atë masë pensioni që e detyron ligji dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Specialisti mendon se fatura financiare për trajtimin e ushtarakëve me sigurime shoqërore suplementare ishte në tryezën e qeverisë gjatë diskutimit dhe miratimit të projektligjit “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura” në shkurt - mars të vitit 2004, në prill- maj të vitit 2005 gjatë diskutimit dhe miratimit të ligjit “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të FA të RSH”. “Në ato momente fatura financiare nuk u rezultoi e lartë, ndaj dhe nuk kundërshtuan, por miratuan ato ligje dhe gjithçka përmbante fatura financiare për zbatimin e tyre”, - deklaroi specialisti. Duke iu referuar situatës majori tha se e lartë dhe e pamundur për tu realizuar kjo fature u bë kur u ra për barrë zbatimi i ligjit dhe trajtimi i ushtarakëve sipas statusit të ushtarakut dhe ligjit të ri të sigurimit shoqëror suplementar në zbatim të statusit. “Pikërisht për këtë, edhe pse të drejtën e trajtimin dhe të përfitimit ushtarakët ligjërisht sipas nenit 50 të statusit të ushtarakut e kanë fituar që më 14 maj 2004 dhe sipas nenit 34 të ligjit Nr. 9418, datë 20.05.2005, ky ligj hyri në fuqi më datën 1 janar 2006, në kundërshtim të plotë me parimin kushtetues të së drejtës së fituar, realizuan ndryshime në këtë ligj nëpërmjet ligjit Nr. 9481, datë 16.02.2006. Më e çuditshmja është se edhe pse fiks, një muaj nga hyrja në fuqi e ligjit që ndryshoi ligjin Nr. 9418, datë 20.05.2005 duhej të trajtoheshin ushtarakët sipas tij; ata edhe sot e kësaj dite trajtohen me ligjin Nr. 8087, datë 13.03.1996 të shfuqizuar që më 1 janar 2006. Shkak për këtë qëndrim edhe këtë radhë u bë e ashtuquajtura faturë financiare dhe një vit më pas vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që kërkonte rishikimin e ligjit në zbatim të parimit të së drejtës së fituar dhe të sigurisë juridike, të shpërfillur totalisht në të gjitha rastet e ndërhyrjet e kryera prej pushtetit shtetërorë dhe atij politik”, - tha majori Kadri Muka. Sipas tij, kur projektligji kthehet në ligj, i vetmi autoritet dhe e drejtë për t’u ushtruar është sigurimi i burimeve të nevojshme financiare për të përballuar trajtimin normal e në përputhje me ligjin përfituesit e ligjit. Justifikimi me pamundësinë financiare të detyrimit ligjor si dhe shtyrja e afatit të ushtrimit të së drejtës së fituar, përbëjnë thellim të qëndrimit antiligjor, thellim të shkeljes së ligjit dhe moszbatimit të tij, çka do të thotë shumëfishim i kësaj fature dhe pamundësi gjithë e më e madhe për ta përballuar faturën financiare, kjo për shkak të akumulimit gjithnjë e më të madh të borxhit dhe detyrimit të pa paguar. Sikur të mos mjaftonin këto, po në emër të ”gogolit” faturë e lartë financiare, kthehet mbrapsht nga kryeministri edhe projektligji i paraqitur në emër të zbatimit të vendimit Nr. 9, datë 26.02.2007 të Gjykatës Kushtetuese, duke iu kundërvënë arbitrarisht atij vendimi, duke shtuar më shumë borxhin e pashlyer ndaj ushtarakëve dhe çuar në ekstrem krimin ligjor të filluar që më 14 maj 2004, të thelluar nga 1 janari 2006, shumëfishuar më 26 shkurt 2006, më 16 prill 2006 dhe po ashtu pas 26 shkurtit 2007 me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Pagesat e mohuara 2004-2008
766 000 lekë
borxh për çdo tetar
1 854 720 lekë
borxh për çdo rreshter
4 924 080 lekë
borxh për çdo kapter
8 62 848 lekë
borxh për çdo kryekapter
2 142 000 lekë
borxh për çdo kapiten
8 427 888 lekë
borxh për çdo major
15 902 208 lekë
borxh për çdo nënkolonel
24 756 480 lekë
borxh për çdo kolonelit
Duhet të trajtoheshin me pension në 2004-2008
1600 tetarë
1200 rreshterë
200 kapterë e kryekapterë
3138 kapitenë
2116 majorë
664 nënkolonelë
193 kolonelë
4 gjeneralë
27 Qershor 2008