Pensionet e reduktuara, kategoritë që përfitojnë
Hiqet pensioni i parakohshëm, zëvendësimi me pensionin e reduktuar. Mosha e daljes në pension të reduktuar dhe ndryshimi i përfitimit
Emanuela Sako
Pensioni i reduktuar është mënyra e re e përfitimit të pensionit të parakohshëm. Me pension të reduktuar mund të trajtohen të gjithë personat që kanë mbushur 35 vite punë dhe që kërkojnë të dalin në pension pa mbushur moshën. Mirëpo këto kategori që përfitojnë rrezikojnë të marrin pension më të ulët. Specialisti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Saba Goci, sqaroi për gazetën “Albania” se kushti bazë për të përfituar këtë pension si burrat dhe gratë që bëjnë pjesë në kategorinë e tretë të përfituesve, duhet të kenë mbushur 35 vite punë. Sipas këtij pozicionimi, burrat duhet të kenë mbushur moshën 62 vjeç, ndërsa gratë duhet të kenë mbushur moshën 57 vjeç. Por kjo kategori personash që kërkon të përfitojë një pension të tillë është e rrezikuar për vlerën që do të marrë gjatë gjithë viteve të jetës.
Çfarë rrezikojnë
Kategoria e pensionistëve që kërkojnë të trajtohen me pension të reduktuar rrezikojnë të humbasin përgjithmonë një pjesë të shumës së pensionit. Kjo do të thotë që të gjithë pensionistët që dalin në pension të reduktuar, për çdo muaj ata humbasin 0,6 për qind të vlerës së pensionit mujor që do të marrin. Një pension i tillë nuk është i detyrueshëm, por është në të drejtën e përzgjedhjes së personave për arsye të ndryshme. Specialisti i ISSH-së shpjegoi se ky pension mund të kërkohet në rastet kur një person e ka mbushur moshën e punës dhe nuk dëshiron të punojë më, ose nuk është në gjendje apo dëshiron të shkojë jashtë vendit për të jetuar dhe kërkon të dalë menjëherë në pension. Të gjithë pensionistët që duan të dalin në pension duhet të nisin procedurat disa muaj më parë që ta përfitojnë atë në kohën që u takon. Një mënyrë e tillë bëhet për të shmangur vonesat në mënyrën e përfitimit. Specialisti Sabah Goci shprehet se ka shumë persona që e kërkojnë pensionin e reduktuar dhe këta janë persona të kategorisë së tretë të pensionistëve. Në kategorinë e tretë përfshihen të gjithë nëpunësit, apo punonjësit e blegtorisë dhe bujqësisë.
Dokumentacioni
Pensioni i reduktuar nuk është i detyrueshëm, por është një zgjedhje e lirë e personave që për pak vite do të dalin në pension normal. Në këtë kontekst, rregullorja parashikon se çdo individ që ka mbushur vitet e punës për marrjen e pensionit, por jo moshën, duhet të dorëzojë kërkesën për përfitimin e pensionit të reduktuar. Kërkesa me shkrim dorëzohet pranë agjencive rajonale të qyteteve të vendit ku është banues qytetari. Ndërsa paga maksimale dhe minimale e pensionit për kategorinë e tretë të pensionistëve, varion nga 8650 lekë deri në 7350 lekë.
Aplikimi
Shpeshherë ndodh që shumica e personave nuk aplikojnë për daljen në pension në momentin që janë ende në punë dhe vetëm pak muaj e ndajnë nga koha e përcaktuar për pension. Këta persona rrezikojnë që të hasin në vonesa për marrjen e pensionit në momentin që ata shkëputen nga puna. Kështu, aplikimi për pension duhet të nisë rreth 5 muaj përpara se i interesuari të plotësojë moshën e daljes në pension. Të gjithë personave që u ka ardhur koha për të përfituar pension pleqërie, sipas Ligjit Nr. 7703, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të paraqesin kërkesë me shkrim që 5 muaj para plotësimit të kushteve për pension. Mosha e daljes në pension dhe vitet e punës që nevojiten për përfitimin e tij ndryshojnë nga njëra kategori në tjetrën. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përcaktuar për të tria kategoritë kryesore se sa është mosha e daljes në pension dhe vitet e punës që nevojiten për të përfituar pension pleqërie deri në datën 30 qershor 2008. Ndërsa për të interesuarit që dalin në pension pas kësaj date, ISSH-ja ka përcaktuar kushtet për të përfituar një pension pleqërie nga 1.7.2008 deri më 30.6.2009. Gjithashtu, ISSH-ja ka përcaktuar edhe kushtet që duhet të plotësojnë nënat me shumë fëmijë për të përfituar pension gjatë afateve të mësipërme. Gazeta “Albania” po boton sot dy tabelat që tregojnë moshën dhe vitet e punës për të tria kategoritë e pensioneve si dhe shembuj për të bërë vetë llogaritë se çfarë rrezikoni nëse dorëzoni kërkesën për pension të reduktuar.
Përfitimi
Për të përfituar një pension pleqërie fillimisht niset me aplikimin, i cili përfshin disa procedura dhe dokumente që duhen paraqitur. Ndërkohë që vitet e punës janë vendimtare për të caktuar masën e pensionit. Ndërsa mosha e daljes në pension është vendimtare për të ditur se në çfarë viti fillon marrja e pensionit. Aplikimi për pensionin duhet të nisë pesë muaj përpara se i interesuari të plotësojë moshën e daljes në pension. ISSH ka rikujtuar se të gjithë personat që u afrohet koha për të përfituar një pension pleqërie, sipas Ligjit nr. 7703, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, mund të paraqesin kërkesë me shkrim, që 5 muaj para plotësimit të kushteve për pension, pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit të tyre. Një aplikim i tillë do t’u jepte kohë të gjithë aplikuesve që të përfitonin pensionin që në muajin e parë të plotësimit të moshës. Sipas ISSH-së, kjo bëhet për shkak të migrimit, të ndryshimit të vendeve të punës, të vendeve të banimit, pasi kërkohet kohë për të verifikuar dokumentacionin. Ndaj një aplikim i tillë do t’u jepte kohë punonjësve që të mblidhnin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të interesuarve.
Kategoritë
Në kategorinë e parë në përgjithësi përfshihen punët në nëntokë, në ish-industritë ushtarake, në ish-industritë kimike, aviatorët dhe shkrirësit në metalurgji dhe fonderi. Në kategorinë e dytë, masivisht përfshihen mësuesit dhe pedagogët, ushtarakët me grada, si dhe punët drejtuese she shfrytëzuese në minierat në sipërfaqe, punonjësit e mekanizmave të rënda (ekskavatoristë, buldozeristë, vinçierë). Ndërsa në kategorinë e tretë futen përgjithësisht nëpunësit dhe punonjësit e shërbimit. Sipas ISHSH-së, për punët e kategorisë së parë dhe të dytë, nga vjetërsia e punës gjithsej që kërkohet, 3/4 e sajë duhet të jetë e kryer në punë të kategorisë së parë dhe të dytë, me përjashtim të personave që kanë punuar në miniera në nëntokë, ose në punime të tjera të nëntokës, të cilëve u kërkohet që 1/2 e periudhës së punës të jetë në këto punime. Por kjo vjetërsi pune duhet verifikuar nga aplikuesit, pasi shumë prej minierave apo industrive kimike dhe ushtarake janë mbyllur dhe një pjesë e ish punonjësve të këtyre ndërmarrjeve u është dashur të punojnë në punë të tjera, të cilat mund të mos përputhen me të njëjtën kategori si puna e mëparshme.
Shembull
Nëse në vitin 2008 keni mbushur 62 vjeç dhe keni dëshirë të depozitonin kërkesën për pension të reduktuar, ju mund ta përfitoni atë. Mirëpo në varësi të profesioni që keni pasur ju rrezikoni që t’u zbritet nga pensioni mujor 0.6 %.
Pensioni i reduktuar
Përfiton kategoria e tretë e pensionistëve
Humbet 0,6 për qind nga vlera mujore e pensionit
Për punë të kategorisë Kushtet për të përfituar një pension pleqërie nga 1.7.2008 deri më 30.6.2009
Burri Gruaja
Mosha 57 52
Periudha e Sigurimit
29 29
Për punë të kategorisë së dytë
Mosha
Burri 2 vjet e 6 muaj
Gruaja 57 vjet e 6 muaj
Periudha e Sigurimit vite
Burri 35
Gruaja 35
Për punë të kategorisë së tretë
Burri 63 vjet e 6 muaj
Gruaja 58 vjet e 6 muaj
Periudha e Sigurimit vite
Burri 35
Gruaja 35
Për nënat me shumë fëmijë
Mosha vjeç 50 Periudha e Sigurimit vite 30
Të dhëna
Me pension të reduktuar mund të trajtohen të gjithë personat që kanë mbushur 35 vite punë dhe që kërkojnë të dalin në pension pa mbushur moshën
Sipas rregullit të mësipërm, burrat duhet të kenë mbushur moshën 62 vjeç, ndërsa gratë duhet të kenë mbushur moshën 57 vjeç.
Të gjithë pensionistët që dalin në pension të reduktuar, për çdo muaj ata humbasin 0,6 për qind të vlerës së pensionit mujor që do të marrin.
Paga maksimale dhe minimale e pensionit, për kategorinë e tretë të pensionistëve, varion nga 8650 lekë, deri në 7350 lekë.
Pensioni i reduktuar nuk është i detyrueshëm, por është një zgjedhje e lirë e personave që për pak vite do të dalin në pension normal
Të gjithë personat që u afrohet koha për të përfituar një pension pleqërie, mund të paraqesin kërkesë me shkrim, që 5 muaj para plotësimit të kushteve për pension
16 Prill 2008