Tokat turistike, KLSH-ë denoncon funksionarët abuzues
Në gjykatë paditen 9 zyrtarë të Komisionit të Ndarjes së Tokave. Dëmet e konstatuara janë në Qarqet Korçë, Vlorë dhe Tiranë
Ervin Koçi
Abuzimet e zyrtarëve të shtetit apo pushtetarëve vendorë në ndarjen e tokave dhe veçanërisht atyre turistike, ka qenë objekti i kontrolleve të radhës të bëra nga KLSH-ja. Pas zbatimit të programit vjetor të kontrolleve, ekspertët e KLSH-së kanë marrë në shqyrtim materialet për administrimin dhe regjistrimin e pronave private kryesisht në fshatra, si dhe projektet në fushën e urbanistikës. Pas kontrolleve të bëra në Këshillin e Qarkut të Korçës, Komunën Dajt, ZVRPP-në Vlorë, Bashkinë Orikum, si dhe në Këshillin e Qarkut Vlorë, janë zbuluar dhe shkeljet e radhës të kryera nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të pushtetit vendor atje, si dhe janë bërë kallëzimet penale përkatëse. Deri tani KLSH-ja, ka çuar për ndjekje penale 9 ish-zyrtarë të Komisionit të Ndarjes së Tokave në Qarkun e Vlorës dhe të Tiranës. Pas një kontrolli të ushtruar nga ky institucion u konstatuan shkelje ligjore ne dhënien e tokave në zona të preferuara si në Radhimë, Orikum dhe Tragjas. Ndërkohë skandali i abuzimit me tokat preferenciale prek edhe komunën e Dajtit në Tiranë.
Denoncimet
Abuzimet me ndarjen e tokave ka bërë që KLSH-ë të çojë për ndjekje penale 3 ish-kryetarë të Komisionit të Ndarjes së Tokave në Bashkinë e Orikumit, 2 ish-kryepleq dhe anëtarë të Komisionit të Ndarjes së Tokës në fshatin Radhimë (Vlorë), ish-kryetarin e Komisionit të Ndarjes së Tokës në Tragjas (Vlorë), 2 ish-përgjegjës në Këshillin e Qarkut Vlorë dhe ish-kryetarin e Bashkisë Orikum. Në ndjekje penale është vënë edhe ish-kryetari i Këshillit të Qarkut të Korçës pas shitjes në mënyrë të paligjshme të një sipërfaqeje prej 3000 metër katror truall brenda qytetit.
Qarku Korçë
Në Këshillin e Qarkut Korçë si pasojë e mosvjeljes së TVSH-së dhe tatimit në burim, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej afro 1 milionë e 742 mijë e 713 lekësh. Më konkretisht nga mosvjelja e TVSH-së në dhe tatimit në burim nga dega e tatimeve Korçë, në kundërshtim me pikën 1 dhe 4.1 të udhëzimit nr. 5 datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ligjit nr. 7758, datë 12.11.1993 “Për dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimet” dhe të pikës 1.2 të udhëzimit nr.2 datë 01.08.2006 “Për procedurat tatimore”, është shkaktuar dëmi në vlerën 813.530 lekë. Gjithashtu edhe nga mospagimi i 1 për qind të vlerës së investimit në kundërshtim me nenin 51 të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “ Për urbanistikën”, shtetit i është shkaktuar dëmin në shumën prej 629.986 lekë.
Qarku Vlorë
Pas një kontrolli të ushtruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, u konstatuan shkelje ligjore ne dhënien e tokave në zona të preferuara në komunat e Radhimës dhe Tragjasit në Vlorë si dhe në bashkinë e Orikumit. Konkretisht në Zyrën e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë, KLSH-ja konstatoi regjistrime me mangësi dokumentacioni për të paktën 19 raste në një sipërfaqe prej 157.810 metër katror. Ndërkohë nga ish-komisionet e ndarjes së tokës në bashkinë e Orikumit dhe në komunat Radhimë dhe Tragjas, janë konstatuar dhënie abuzive tokash në kundërshtim me vendimet e qeverisë për sipërfaqe mbi 123 ha tokë. Në 27 raste janë konstatuar gjithashtu raste mbivendosje pronash si dhe shkelje të tjera.
16 Prill 2008