E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet false, prokuroria nis hetimet për dy të moshuar



Tiranë - Shtohet lista e personave që kanë përfituar pensionin me dokumente false. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur për gazetën “Albania” se janë dërguar materialet në prokurori për të nisur hetimin në liri për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe të “falsifikimit të akteve të gjendjes civile” ndaj dy të moshuarve. Burimet thanë se specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në ngarkim të shtetasit Mujë Abazaj, 64 vjeç, banues në Tiranë dhe shtetases Violeta Neza, banuese në Tiranë. Ndaj tyre ka depozituar kallëzim penal Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ku shtetasit e mësipërm kanë falsifikuar aktet e gjendjes civile me qëllim përfitimin e pensionit në mënyrë të padrejtë.

Tentojnë të vjedhin një banesë, arrestohen

Korçë – Kristi Ziu dhe Arian Jakupi janë arrestuar dje në qytetin e Korçës nga forcat e policisë pasi tentuan që të vjedhin banesën e shtetasit Roland Zoto, banues në Lagjen Nr. 4 të këtij qyteti. Pas hetimeve të mëtejshme nga policia doli se këta shtetas janë edhe bashkautorë të vjedhjes së dyqanit të shtetases Elmira Zoto, banuese po në këtë lagje, vjedhje që ka ndodhur më 22.01.2009. Policia e Korçës kreu veprimet procedurale për veprat penale të “vjedhjes me thyerje në bashkëpunim” dhe “vjedhjes së pasurisë të ngelur në tentativë në bashkëpunim” parashikuar nga Nenet 134/2 dhe 134/2 dhe 22 të Kodit Penal.

30 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›