SHBA-të garantojnë: Krijimi i FSK-së, sipas standardeve të NATO-s
Kajdanou: “Çështja dëmton imazhin e Kosovës dhe të vetë FSK-së”. FSK-ja do të jetë pjesë e misioneve ndërkombëtare të NATO-s
Blerina Olldashi
Procesi i formimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është zhvilluar sipas kritereve dhe standardeve të NATO-s. Kjo ka qenë deklarata e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tina Kaidanou, në një intervistë për mediat kosovare. Me këtë rast, ambasadorja e SHBA-ve bëri apel që kjo çështje të mos shfrytëzohet për arsye politike apo personale, pasi dëmton imazhin e Kosovës dhe të vetë FSK-së. Ajo vlerësoi si shumë të rëndësishëm krijimin e FSK-së. Privilegji i kësaj force të re mendohet të jetë edhe pjesëmarrja në misione ushtarake ndërkomëtare të NATO-s. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Aleancës, Xhejms Apathurai. “Misioni dhe detyrat e FSK-së nuk përjashtojnë mundësinë që kjo forcë të shërbejë në misione ndërkombëtare të NATO-s. Megjithatë, është ende herët të flitet për detaje sepse ne sapo kemi filluar. KFOR-i ende nuk ka përfunduar rekrutimin dhe nuk janë përftuar aftësitë për të filluar operacionet. Gjithsesi, ajo që dimë është që në detyrat e FSK-së nuk përjashtohet kjo mundësi”, - tha zëdhënësi i NATO-s. Sipas tij, procesi për konsolidimin e FSK-së po shkon mirë dhe kriteret e pranimit janë në përputhje me standardet e duhura ndërkombëtare duke përzgjedhur personat që i plotesojnë tërësisht kushtet e vendosura. “Aleanca po merr pjesë në përzgjedhjen e personave dhe KFOR-i do të sigurojë mbështetje gjatë gjithë kohës së transferimit të kompetencave të tij”, - tha Apathurai. Zëdhënësi i NATO-s tha se forca do të jetë multietnike dhe pjesëtarëve serbë u është garantuar edhe përdorimi i gjuhës serbe. “Shumë e rëndësishme është që kjo Forcë synon të jetë multietnike. Pra, jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por në të do të përfaqësohen edhe minoritetet dhe kjo është pjesë e përzgjedhjes. Do të sigurohet mbrojtja e përdorimit të gjuhës serbe dhe, mesa di, edhe kjo është bërë. Autoritetet e Kosovës dhe KFOR-i po bëjnë të gjitha përpjekjet për të inkurajuar pjesëmarrjen e minoriteteve etnike në FSK”, - u shpreh ai. FSK-ja përbëhet nga 2500 persona dhe do të përballet me situata emergjente civile. “Numri i aplikimeve është i madh. Është e rëndësishme të kuptohet që kjo forcë nuk është një ushtri. Ajo nuk ka detyra ushtarake, nuk ka armë të rënda dhe është relativisht e vogël në numër, rreth 2.500 veta, që do të kryejnë detyra të tilla si çminime apo përballimin e situatave emergjente civile. Pra, jo detyra ushtarake, jo e madhe në numër, jo me armë të rënda, por e armatosur lehtë. Kjo do të thotë që ajo nuk është ushtri”, - tha Apathurai.
Kosova do të njihet nga Pakistani, Ekuadori dhe Etiopia
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka marrë garanci në Vjenë për njohje të shpejta të pavarësisë nga Pakistani, Ekuadori dhe Etiopia. “Është vetëm çështje kohe kur Pakistani do të bëjë hapin final, marrjen e vendimit për njohjen e Kosovës. Për këtë gjë Pakistani po zhvillon biseda intensive me vendet fqinje si dhe me vendet anëtare të Konferencës së Organizatës Islamike”, - i deklaroi ambasadori pakistanez Shahbaz ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hyseni. Edhe përfaqësuesja e Ekuadorit në Vjenë, Maria Elena Moreira, tha se qeveria e vendit të saj “do ta shqyrtojë me shumë seriozitet kërkesën për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran”. Ambasadorja e Etiopisë në Austri dhe përfaqësuese e përhershme në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, Kongit Sinegiorgis, e siguroi ministrin kosovar se qeveria etiopiane mbetet e përkushtuar lidhur me Kosovën dhe me kohë do të ketë një vendim për çështjen e njohjes së saj.
30 Janar 2009