Pensionet, trajtimet për të vetëpunësuarit,
17/11/2011 Balluku: Deri më tani kanë përfituar 6 569 subjekte, shifra e plotë zbardhet në fund të vitit
Pranvera Kola
Po shkon drejt përfundimit veprimi i ligjit për faljen e disa detyrimeve dhe kamatëvonesave për sigurimet shoqërorë që të vetëpunësuarit në bujqësi, tatimpaguesit e vetëpunësuar apo dhe personat fizikë e juridikë duhet të shlyejnë për të shmangur penalitetet dhe kamatëvonesat që do nisin të aplikohen nga janari i vitit të ardhshëm. Në një intervistë për gazetën kreu i Drejtorisë së Kontributeve në ISSH, Naim Balluku, sqaron se duke analizuar efektet e ligjit të miratuar rezulton se për subjektet që janë debitore për pagesat e sigurimeve shoqërore deri më datën 30.8.2011, deri tani kanë përfituar 6569 subjekte gjithsej, me një shumë prej 641 milionë e 130 mijë lekë, nga të cilët 3466 subjekte të vetëpunësuar dhe 3103 subjekte juridike e fizike. Megjithatë, Balluku shton se efekti përfundimtar për numrin e subjekteve që do të përfitojnë dhe shumën totale do të dalë mbas mbylljes së vitit 2011, pasi bazuar në nenin 23 të këtij ligji falja e detyrimeve kontributive, kamatëvonesave e gjobave kushtëzohet me pagesën e detyrimeve kontributive të vitit 2011. Më tej Balluku tregon edhe një herë përfitimet për kategoritë përkatëse.
Përfitimet nga fala e detyrimeve
Ligji për “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, faljen e detyrimeve kontributive, gjobave dhe kamatëvonesave e bën në përputhje me statusin e subjekteve, duke pasur në konsideratë subjektet e vetëpunësuara që nuk kanë të punësuar të tjerë, si dhe subjektet juridike e fizike me të punësuar, ku punëdhënësit krahas përgjegjësive të tyre kanë përgjegjësi për sigurimin shoqëror dhe të personave të tjerë të punësuar. Sa u takon të vetëpunësuarve, konfirmohet se tatimpaguesve të regjistruar si të vetëpunësuar me detyrime të prapambetura për periudhën deri në fund të vitit 2008 u falen të gjitha këto detyrime. Ndërsa të vetëpunësuarve që janë regjistruar si tatimpagues në periudhën nga 1 janari 2009 deri më 31 dhjetor 2010 u falen të gjitha detyrimet e papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që brenda datës 31.12.2011 të deklarojnë dhe të paguajnë të gjitha detyrimet që lindin gjatë vitit 2011 për periudhat tatimore të këtij viti. Po e njëjta procedurë ndiqet edhe për të vetëpunësuarit në bujqësi, ku do t’u falen të gjitha detyrimet dhe kamatëvonesat atyre me detyrime të prapambetura për periudhën deri në fund të vitit 2008 . Ndërsa të regjistruarit për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor për të shpëtuar nga penalitetet duhet të paguajnë detyrimet brenda datës 31 dhjetor. Periudha për të cilën nuk janë paguar sigurimet shoqërore dhe për të cilën kontributi është falur, nuk do të konsiderohet për efekt të përftimit të së drejtës për pension. Pjesë e përfitimit do të jenë edhe ndërmarrjet dhe shoqëritë me kapital tërësisht shtetëror, sipas përcaktimeve të bëra.
- Për subjektet juridike e fizike pse nuk falen detyrimet kontributive, por vetëm gjobat e kamatëvonesat?
- Pagesa e detyrimit kontributiv është lidhur direkt me vjetërsinë kontributive si për subjektet fizike, ashtu dhe për subjektet juridike, detyrimet e të cilave nuk falen. Mosfalja e detyrimeve për këto subjekte është një akt normal, mbasi pagesat kontributive për këto subjekte që kanë të punësuar dhe punonjës të tjerë lidhet ngushtësisht me vjetërsinë kontributive të punonjësve të punësuar, për të përfituar nga legjislacioni i sigurimeve shoqërore kur të plotësojnë kushtet. Thënë me shkoqur, në rast se do të faleshin detyrimet dhe për këto subjekte, periudha e falur do të ishte një vjetërsi kontributive e munguar për punonjësit e punësuar dhe rrjedhimisht do të rezultonin pa përfitime për këtë periudhë.
- A mund të paguajnë subjektet e vetëpunësuara, megjithëse është bërë falje për detyrimet kontributive?
- Për subjektet e vetëpunësuara të cilëve u falen detyrimet kontributive, por që kjo nuk konsiderohet si vjetërsi kontributive, për të përfituar nga ligji i sigurimeve shoqërore u jepet mundësia për të paguar detyrimet kontributive pa gjoba dhe kamatëvonesa. Sipas mundësive financiare që mund të kenë këto subjekte, do të ishte shumë e dobishme për të shlyer këto detyrime dhe për të përfituar të plota ato mundësi që jep legjislacioni i sigurimeve shoqërore. Pra, në qoftë se u përmbahemi kërkesave të legjislacionit të sigurimeve shoqërore, për të përfituar pension të plotë kërkohet që çdo person të ketë jo më pak se 35 vjet vjetërsi kontributive në punë. Kështu, ata persona që nuk e plotësojnë këtë vjetërsi, mund të paguajnë detyrimet për vitet e papaguara, duke pasur të favorshëm faktin që këto pagesa do të paguhen pa gjoba dhe kamatëvonesa.
- Në ligj thuhet se përfitojnë dhe të vetëpunësuarit në bujqësi. Cili është përfitimi në zbatim të ligjit për këtë kategori punonjësish?
- Një përfitim të jashtëzakonshëm kanë të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët edhe këtë vit kanë favorin që në kuadër të faljes së përgjithshme të disa detyrimeve gjobave dhe kamatëvonesave, të kenë mundësi për të shlyer me pagesa tepër minimale detyrimet e papaguara për sigurimet shoqërore pa kamatëvonesat e llogaritura. Në këto kushte, favori që u bëhet fermerëve diktohet nga fakti që fermerët sigurojnë periudha të kaluara, nga 1.10.1993 me ato masa kontributesh që kanë qenë në vitet respektive, të cilat janë mjaft simbolike. Duke pasur një vjetërsi si të vetëpunësuar në bujqësi, që konsiderohet ligjërisht si vjetërsi pune në qytet, bazuar në nenin 92 të ligjit nr.7703 “Për sigurimet shoqërore”, një vjetërsi e tillë, e cila kalon ½ e 35 vite, që kushtëzon pensionin e plotë, fermerët përfitojnë pension të plotë si në qytet. Po të marrim në mënyrë hipotetike, sikur fermeri të mos ketë vjetërsi tjetër në punë vetëm me këtë vjetërsi kontributeve si i vetëpunësuar në bujqësi, me pensionin e pjesshëm që do marrë, do ta barazojë pagesën e bërë për 1 vit e 4 muaj për fermerët në zonat fushore dhe për afër 10 muaj në zonat malore. Për fermerët që nuk plotësojnë periudhën 17 vjet e 6 muaj, por periudhën tjetër e kanë në ish-kooperativat bujqësore, do të përfitojnë një pension të ndërmjetëm, proporcionalisht me periudhat e siguruara.
Shlyera deri në 31 dhjetor pa penalitete e kamatëvonesa
Tatim-taksat vendore apel
debitorëve për të shlyer borxhet
Shlyerja e detyrimeve të prapambetura deri në mbyllje të vitit do të shpëtojë mijëra biznese në kryeqytet nga penalitetet. Kreu i përgjithshëm i Tatim-Taksave vendore Arben Kau gjatë ditës së djeshme u ka rikujtuar subjekteve të biznesit që të nxitojnë në shlyerjen e detyrimeve brenda afatit të caktuar, në mënyrë që të përfitojnë nga ligji i amnistisë fiskale, efektet e të cilit do të shtrihen deri më 31 dhjetor 2011. Pas kësaj date i gjithë detyrimi, duke përfshirë penalitetet dhe kamatëvonesat, mbetet i plotë për t’u paguar nga subjektet debitore. “Kjo është mundësia e vetme që të gjitha subjektet të paguajnë detyrimet e prapambetura në masën 30 për qind për vitin 2009, 50 për qind për vitin 2010 dhe të përfitojnë nga ligji i faljes”, - ka pohuar Kau. Sipas të dhënave të bëra publike, në kryeqytet rezulton se ushtrojnë 22 mijë biznese të vogla, 6700 biznese të mëdha dhe 670 biznese vip. Mbyllja e muajit dhjetor është edhe afati i fundit që bizneset debitore kanë në dispozicion që të shlyejnë detyrimet e prapambetura pa u përballur me penalitete dhe derdhje kamatëvonesash, pasi këto të fundit falen nga ligji “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”.
Kujdes!
- Fermerët duhet të kenë në vëmendje se pagesat për sigurimet shoqërore duhen bërë para lindjes të së drejtës për përfitime. Mbas plotësimit të moshës për pension ose për përfitime të tjera nuk lejohet sigurimi shoqëror.
- Përfundimisht, duhet të rikujtojmë se falja e kamatëvonesave për të vetëpunësuarit në bujqësi është bërë me kusht që detyrimi kontributiv të paguhet brenda afatit të veprimit të këtij ligji, që do të thotë brenda datës 31.12.2011.
- Kemi hyrë në 40-ditëshin e fundit, ndaj duhet pasur në konsiderate që afati i fundit i veprimit të ligjit është data 31.12.2011. Pas këtij afati subjektet që nuk kanë respektuar pagesën e detyrimeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në vitin 2011 do të ngarkohen me detyrimet e papaguara, gjobat dhe kamatëvonesat për vite të tjera.
- Kjo mundësi u jepet fermerëve vetëm në saje të miratimit të ligjit të faljes për ata fermerë që nuk janë përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore, ose që kanë vite kontributive të pambuluara nga kjo skemë.
Edhe 45 ditë kohë për të shlyer detyrimet e prapambetura pa kamatëvonesa apo penalitete