E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtarët penalizohen nga konkurrenca e paligjshme

Falimentimi dhe rruga drejt falimentimit të shumë bizneseve të vogla në kryeqytet, nuk po ndodh vetëm për shkak të rritjes së taksave vendore, i cili është faktori kryesor, por edhe për pasojë e konkurrencës së pa ndershme në treg. Kështu, tregtarët e veshmbathjeve në tregun Çam dhe tregtarët agro-ushqimor në Pazarin e Ri, ankohen se një pjesë e tregtarëve që u shtrojnë aktivitetin tregtarë përqark tyre, nuk i paguajnë taksat vendore e si rrjedhojë të këtij favori i ulin çmimet e produkteve. Kështu një tregtarët e ligjshëm, pra që shlyejnë detyrimet karshi shtetit, pohojnë se gjatë vjeljes së taksave shumë tregtarë favorizohen, duke i anashkaluar pa paguar detyrimet. Për këtë fenomen, ata janë ankuar pranë njësive bashkiake përkatëse, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë. Vetë disa tregtarë veshmbathjesh brenda ambienteve të tregut Çam, të cilët ushtronin aktivitetin tregtarë me tavolina ma një vendqëndrim fiks, pohuan se nuk paguanin as njëlloj taksi. Përgjithësisht, pjesa më e madhe e tregtarëve që nuk paguajnë detyrimet vendore, nuk kanë dyqane në pronësi apo me qira, por e mbajnë mallin e tyre nëpër automjete dhe e ekspozojnë ku tu dojë qejfi. Prandaj, edhe vjelja e taksave është një proces pothuajse i pamundur për këtë kategori. Kështu, tregtarët e veshmbathjeve në tregun Çam, u shprehën se arsyeja e dytë e falimentimit të biznesit të vogël është konkurrenca e pandershme në treg. Gati 10-12 tregtarë përqark dyqanit tim, të cilët e kanë varë mallin e tyre nëpër mure dhe tavolina, nuk paguajnë taks, dhe për këtë arsye këta mallin e shesin më lirë se sa unë. Kjo na dëmton pa masë ne tregtarëve që paguajë takset dhe na çon drejt falimentimit, pasi paguajmë taksë vendi, taksat vendorë, taksë mbi tatim fitimin, taks tabele, duke shtuar edhe rënie e blerjeve, u shpreh një tregtarë në hyrje të tregut Çam. Megjithatë, sipas tregtarëve të ligjshëm, nuk përjashtohen raste kur edhe pronarët e identifikuar të dyqaneve të veshmbathjeve dhe të fruta-perimeve, nuk i paguajnë taksat, dhe për këtë dyshohet për një pakt midis mbledhësve të taksave dhe pronarëve.   

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›