ISKSH: Kontrata me spitalet përfundon brenda muajit Prill
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor do të përfundojë brenda muajit Prill të gjitha kontratat me spitalet në të gjithë vendit. "Ne kemi përmbylluar kontrata me qendrat spitalore sekondare dhe jemi në fazën e fundit me nivelin terciar, sikurse është Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë", u shpreh drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. Duke iu referuar kontratës kryesore me QSUT-në, Hana sqaron se aktualisht janë duke parë kontrata shefat e shërbimit dhe më pas, do të zhvillojmë një tryezë të përbashkët pune.
ISKSH po kontrakton për lidhjen e kontratave me 39 spitale, prej të cilave, 24 spitale të rretheve, 11 rajonale, 3 universitare dhe 1 terciar, bëri të ditur drejtoresha e ISKSH-së. Kontrata synon realizimin në praktikë të blerësve të shërbimit spitalor në funksion të plotësimit të nevojave shëndetësore të popullatës prej tyre. Vetë kontratat sjellin rritjen e autonomisë për spitalet, të cilat do të planifikojnë, përcaktojnë dhe blejnë vetë gjithë nevojat, që kanë për mallra e shërbime. Detajimi i zërave të buxhetit bëhet nga vetë institucionet shëndetësore, në bazë të nevojave te tyre.
Në kontratë përfshihen në një nen të veçantë për pagesat informale, ndëshkimi për përfitime të paligjshme mjekëve nga pacientët, përcaktimi i sanksioneve, gjobave, kushtet penale, etj. Spitalet vetë mund të rishpërndajnë buxhetin, por sipas kufizimeve të vendosura nga ISKSH. Përdorimi i buxhetit të papërdorur dhe të ardhurave do të bëhet vitin pasardhës nga spitali, ndërsa përdorimi i të ardhurave të tjera, do të mundësohet 100 % për nevojat e spitalit. Reforma në spitale synon financimin e shërbimeve nëpërmjet kontraktimit, përdorimin me efektivitet të burimeve financiare ekzistuese, përcaktimin e qartë të rolit dhe përgjegjësive të të gjithë aktorëve (Ministria e Shëndetësisë, ISKSH, shërbim spitalor), krahas përcaktimit të standardeve spitalore, informatizimin e aktivitetit mjekësor dhe financiar, sipas shërbimeve. Llogaritja e kostos së shërbimeve spitalore, aplikimi i indikatorëve vlerësues të performancës, kalimi nga financimi me buxhetim drejt financimit për shërbim, janë elementë të tjerë të reformën në spitale.