E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia të vetëndahet nga Kosova

Xhorxh Bush ne Tirane

Presidenti amerikan Xhorxh Bush ne nje deklarate te djeshme tha se vete Serbia duhet ta ndihmoje Kosoven qe te shkepuse prej saj edhe lidhjet e fundit

Serbia duhet të ndihmojë Kosovën të shkëputet prej saj. Ishte kjo deklarata e presidentit amerikan Xhorxh Bush, i cili u shpreh dje se pavarësia e mbikëqyrur është zgjidhja më e mirë jo vetëm për shtetin e ri por për të gjithë rajonin. Në një intervistë dhënë televizionit kombëtar kroat, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se shpreson që qeveria serbe të kuptojë se serbët në Kosovë trajtohen me respekt dhe se do të ndihmojë shtetin e ri të shkëputet prej saj, në vend që të ndalojë një gjë të tillë. “Kosova përbën aktin e fundit të shpërbërjes së ish Jugosllavisë” tha presidenti amerikan, duke shtuar se ai e mbështeti pavarësinë e Kosovës sepse besonte në lirinë dhe në të drejtën e çdo njeriu që ia jep Perëndia. “Unë i admiroj vendet që luftojnë për demokraci. Edhe në vendin tonë ne kemi pasur të njëjtin problem për më shumë se 100 vjet. Ne kemi mbajtur skllevër dhe skllevërit ishin ata që u bënë qëndresë e lirisë dhe demokracisë” tha Bush, duke përkujtuar se edhe të parët e ish Sekretares amerikane të Shtetit, Kondoleza Rais ishin skllevër. Në këtë intervistë Bush foli edhe për samitin e ardhshëm të NATO-së në Bukuresht ku SHBA-të kanë shprehur mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë për tu anëtarësuar në Aleancë.

Pas samitit të NATO-së Bush do të bëj një vizitë të papritur edhe në Moskë, ku do ta takojë presidentin Vladimir Putin, në përpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale për shkak të qëndrimeve të kundërta midis tyre rreth mbrojtjes nga raketat, pavarësisë së Kosovës dhe zgjerimit të NATO-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›