E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pepa: Ministria abuzon me shifrat

"Ministria e Shëndetësisë abuzon qëllimisht me shifrat për të dezinformuar opinionin publik dhe për të prishur imazhin e punës së QSUT". I është përgjigjur kështu akuzave të Ministrisë së Shëndetësisë, drejtori i spitalit "Nënë Tereza" 

 Mati Pepa. Sipas tij, qeveria shqiptare ka dhënë vërtet 25 për qind më shumë të buxhetit për barnat, por shifra prej 2.3 miliardë lekësh është totali i QSUT ku përfshihen barnat, materialet mjekësore, hoteleria, ushqimi dhe të gjithë shpenzimet e tjera operative. "Drejtoria e QSUT i ka përdorur të gjithë rregullat ligjore dhe institucionale për bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, por nuk kanë gjetur po të njëjtën përgjegjësi nga zyrtarët e lartë të këtij institucioni", deklaroi Pepa. Sipas tij, në lidhje medikamentet e skaduara ka një raport përfundimtar të KLSH-së të mbyllur në muajin maj të vitit 2008 dhe nuk ka lidhje fare me zgjidhjen e problemeve aktuale të QSUT, por edhe kjo akuzë është në vazhdën e shpifjeve dhe dezinformimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Drejtori i QSUT,  do të kërkojë vlerësim dhe revizionim të kësaj situate nga instancat përgjegjëse profesioniste për mbikëqyrjen e aktivitetit. "Ekspertë ndërkombëtarë kanë dhënë vlerësime pozitive për drejtimin aktual të spitalit më të madh të vendit dhe asnjëherë nga ministri i Shëndetësisë",bën me dije zyra e shtypit të QSU

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›