E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt për rrugët dytësore dhe lokale

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë zhvilluar dje një takim me firmat e ndërtimit që punojnë në sektorin 

e ndërtimit të rrugëve, me qëllim njohjen e firmave të ndërtimit me projektin e "Rrugëve dytësore dhe lokale". Ky projekt ka si qëllim përmirësimin e aksesit në shërbimet bazë dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik për popullsinë rurale, përfituese në zonat e rrugëve të rehabilituara. Projekti është parashikuar të përfshijë deri në 1500 km rrugë rajonale dhe lokale. Vlera totale e projektit parashikohet të jetë rreth 400 milionë USD dhe në projekt do të përfshihen një sërë donatorësh, si Banka Botërore, Bashkimi Evropian, Banka Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve etj. Zbatimi është parashikuar të ketë një kohëzgjatje 5-vjeçare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›