Për 2009-n, qeveria akordon më pak lekë për papunësinë
Qeveria akordon vetëm 1 miliard lekë për më shumë së 11 mijë të papunë të regjistruar në vend. Mbi 2 mijë të papunë pritet t’i shtohen programit të pagesës së papunësisë këtë vit
Jonida Tashi
Përgjysmohen fondet e Shërbimit Kombëtar të Punësimit për vitin 2009. Ndonëse qeveria ka deklaruar se punësimi do të jetë një ndër prioritetet e saj për këtë vit, ulja e fondeve për shërbimet e punësimit tregon të kundërtën. Për pasojë, pagesa e papunësisë për vitin 2009 pritet të jetë e njëjtë me vitin e kaluar, 8600 lekë në muaj. Fondi që qeveria ka vënë në dispozicion të Shërbimit Kombëtar të Punësimit për vitin 2009 për pagesën e papunësisë është 1 miliard lekë. Shifër kjo, e njëjtë me atë të vitit 2008, për programin e pagesës së papunësisë. Por, përveç mosrritjes së masës së pagesës së papunësisë, pritet që këtë vit të shtohet edhe numri i përfituesve të kësaj pagese. Ky fakt pohohet nga shefja e sektorit të buxhetit në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, Mirela Balla, e cila bën të ditur se programit të pagesës së papunësisë do t’i shtohen rreth 2 mijë punonjës naftëtarë të Patosit, të cilët, si pasojë e privatizimit të ndërmarrjeve, do të dalin të papunë. Më tej, shefja e Sektorit të Buxhetit në SHKP shpjegon se rritja e masës së pagesës së papunësisë shkon në kah të njëjtë me rritjen e numrit të të punësuarve. Kjo do të thotë se sa më shumë të papunë të regjistruar të punësohen, aq më e madhe do të jetë masa e pagesës së papunësisë.
Premtimet
Fondi që qeveria ka vënë në dispozicion të Shërbimit Kombëtar të Punësimit për këtë vit, i cili është pothuajse sa gjysma e vitit të kaluar, rrëzon premtimet e qeverisë për uljen e nivelit të papunësisë në vend. Në total, buxheti i SHKP-së për vitin 2009 është 1 684 100 000 lekë, ndërsa një vit më parë ky buxhet ka qenë 2 099 252 000 lekë. Kështu, megjithë premtimet për rritjen e masës së pagesës së papunësisë, të gjithë punëkërkuesit e papunë, të regjistruar në zyrat e punësimit në vend, do të kenë mundësi që të përfitojnë një pagesë mesatare prej 8600 lekësh në muaj. Në strategjinë e punësimit për vitin 2007-2013 parashikohet që masa e pagesës së papunësisë të jetë 50 për qind e masës së pagës minimale në shkallë vendi. Sipas kësaj strategjie, që të arrihet kjo duhet që pagesa e papunësisë të rritet gradualisht dhe paralelisht me pagën minimale në shkallë vendi. Në fillim të vitit 2008, pagesa e papunësisë u rrit me rreth 3 mijë lekë më shumë se shuma që përfitonin të papunët. Aktualisht, baza e pagesës së papunësisë është rreth 5800 lekë në muaj. Mbi bazën e pagesës së papunësisë llogariten fondet e nevojshme për kompensimin e ndryshimit të çmimit, të energjisë elektrike, artikujve ushqimore, si dhe ndihma për personat në ngarkim.
Por fondi që qeveria ka vënë në dispozicion të Shërbimit Kombëtar të Punësimit për këtë vit, i cili është pothuajse sa gjysma e vitit të kaluar, rrëzon premtimet e qeverisë për uljen e nivelit të papunësisë në vend.
Pagesa
Për vitin 2009, programi i pagesës së papunësisë ka parashikuar të paguajë mesatarisht 11 700 persona me një fond të përgjithshëm 1 miliard lekësh. Ky program mbështetet në dy skema: në pagesën e pjesshme dhe të plotë. Në pagesën e papunësisë sipas Ligjit Nr.7703 i 11 majit 1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Por në mbështetje të këtij ligji, më 19 prill të vitit 2006 Këshilli i Ministrave ka nxjerrë Vendimin Nr. 223 ku përcaktohen kushtet e punëkërkuesit të papunë për të përfituar mbështetje financiare për një periudhë 12-mujore. Për të përfituar këtë pagesë, punëkërkuesi duhet të plotësojë dy kushte kryesore: të ketë kontribuar 1 vit në sigurime shoqërore, si dhe të jetë i regjistruar si i papunë në zyrat e punësimit, etj. Në zbatim të ligjit të mësipërm, i papuni përfiton kompensim për rritjen e çmimit të artikujve ushqimore, energjisë elektrike, si dhe ndihmë ekonomike për fëmijët që janë në shkollë. Për përfitimin e pagesës së plotë të papunësisë me pagë sipas vendit të punës të përcaktuar me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave si dhe për pagën minimale në shkallë vendi janë marrë parasysh disa faktorë. Shefja e sektorit të buxhetit në SHKP, Mirela Balla, sqaron se për parashikimin e buxhetit të programit të pagesës së papunësisë merret parasysh realizimi i pritshëm për vitin 2008, si dhe hyrjet në skemën e pagesës së papunësisë si pasojë e humbjes së vendit të punës nga privatizimi i ekonomisë. Parashikimi i tregut të punës dhe ai i daljes nga skema si pasojë e mbarimit të afatit të trajtimit me pagesë papunësie kanë qenë dy faktorë të tjerë që kanë përcaktuar se sa do të jetë kjo pagesë për vitin 2009.
Punësimi
Sipas buxhetit të miratuar për programin e nxitjes së punësimit vitin e ardhshëm parashikohet që të punësohen më shumë të papunë. Për vitin 2009, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe tavanet e dërguara nga Ministria e Financave ka parashikuar 200 milionë lekë fonde për programin e nxitjes së punësimit. Ndërsa fondi i akorduar për programin e formimit profesional është 106 170 600 lekë. Aktualisht, në vendin tonë veprojnë 10 qendra formimi profesional, të cilat janë në rrethet Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Korçë, Gjirokastër dhe Qendra e Lëvizshme që vepron në zonën verilindore të Shqipërisë. Për llogaritjen e shpenzimeve për formimin profesional është patur parasysh numri i të trajnuarve që parashikohet për vitin 2009. Këta persona do të trajnohen në kurset e profesionit që ofron SHKP-ja. Por, veç kësaj, do të hapen edhe kurse të reja në qendrat ekzistuese në përputhje me nevojat që dikton tregu i punës, shpenzimet faktike të vitit 2009, kërkesat nga institucionet e varësisë.
Procedurat e aplikimit për përfitimin e pagesës së papunësisë
Sektori i mbështetjes me të ardhura aktualisht trajton dy programe të mbështetjes me të ardhura. Kategoria e parë që trajtohen janë punëkërkuesit e papunë që mbështetet në kontributin e sigurimeve shoqërore. Ndërsa në kategorinë e dytë përfshihen punëkërkuesit e papunë, të cilët trajtohen për 1 ose 2 vjet me pagën e plotë të vendit të punës, pagën e vitit të fundit të punës ose pagën minimale në shkallë vendi. Mbështetur në ligjin për përfitimin e pagesës së papunësisë duke pasur parasysh masën e përfitimit, afatet e trajtimit, lidhjes së domosdoshme me sigurimin për papunësinë, janë përcaktuar procedurat e realizimit të pagesës. Në bazë të VKM-së, Nr.223, datë 19.04.2006, procedurat e aplikimit të skemës së pagesës së papunësisë janë si më poshtë. Kërkesa për pagesë papunësie fillon me plotësimin e disa formularëve si dhe i dosjes së kërkuesit të pagesës. Aktualisht, numri i të trajtuarve me pagesë papunësie zë 8 për qind të numrit të të papunëve të regjistruar pranë zyrave të punësimit. Për të pasur një transparencë në përdorimin e fondeve që përdoren për të ardhurën nga papunësia aplikohet marrëveshja me Alba-Postën sh.a. me qëllim eliminimin e abuzimeve në shpërndarjen e këtyre fondeve.
E drejta e përfitimit
Sipas akteve ligjore në fuqi, të drejtën e përfitimit të të ardhurave nga papunësia e kanë të gjithë personat që plotësojnë kushtet e mëposhtme:
Të kenë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12-mujore, për çdo rast përfitimi.
Të jenë regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit.
Të kenë paraqitur kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura.
Të jenë paraqitur në zyrën përkatëse të punësimit një herë në muaj, ose sa herë që thirren nga kjo zyrë.
Të pranojnë të punësohen, kualifikohen, ose rikualifikohen kur u ofrohet zyra e punësimit.
Masa e përfitimit
Aktualisht, masa e përfitimit të pagesës së papunësisë është një shifër e caktuar fikse, e cila është 5 800 lekë në muaj. Por, përveç kësaj ndihme, përfituesit kanë të drejtën e përfitimit të kompensimeve për bukë, ushqime dhe energji elektrike për çdo person në ngarkim si dhe ndihmë shoqërore për çdo fëmijë që ka mbushur moshën 18 vjeç. Ndërsa për ata që studiojnë, apo janë të paaftë për punë dhe kanë mbushur moshën 25 vjeç do të paguhen nga 2.5-5 për qind të pagës bazë për çdo fëmijë, por jo më shumë se 30 për qind.
Buxheti total i SHKP-së për vitin 2009
Pagesë papunësie 1 000 000 000 lekë
Nxitje punësimi 200 000 000 lekë
Formimi profesional 106 170 600 lekë
Administrata Qendrore e SHKP-së 58 600 000 lekë
Administrata Lokale e SHKP-së 233 329 400 lekë
Investime 86 000 000 lekë
7 Janar 2009