E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret 32-vjeçari, po hetohet për shkaqet



DURRËS - Një 32-vjeçar është gjetur i vetëvarur dje paradite në banesën e tij në periferi të qytetit të Durrësit. Burimet zyrtare të Policisë së qarkut bëjnë të ditur se viktima është shtetasi Xhevahir Vata, lindur në Tropojë dhe banues në Lagjen Nr. 14-të të qytetit bregdetar, ku jetonte bashkë me të ëmën dhe motrën e tij prej disa vitesh. Sipas burimeve, grupi hetimor po punon për të mësuar shkaqet që çuan në vetëflijimin e 32-vjeçarit.

Festa fetare bllokon Kapshticën, radha arrin 5 kilometra

KORÇË - Edhe pse puna në sportele nuk është ndërprerë për asnjë çast, kalimi i emigrantëve në Kapshticë është ngadalësuar pas ardhjes së disa autobusëve, të cilët kanë bërë që radha e makinave të shkojë deri në 5 kilometra. Deri në përpunimin e autobusëve, çdo minutë që kalon shton akoma me shume karvanin e gjatë të mjeteve që presin në traun e doganës. Shtohet fluksi i emigrantëve në pikën e kalimit kufitar, Kapshticë.
Sipas komandantit të kësaj pike kalimi, Dritan Shema, në punë janë 6 sportele nga pala shqiptare dhe 4 nga ajo greke.

7 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›